Braktiset edhe rruga mbi malin e Thirrës
Bypass-i
Kalimi në kurrizin e palatuar të malit të Thirrës ishte dhe mbetet një aventurë e qindra shoferëve të Kukësit dhe të Kosovës për të kapur shkurt distancën e Tiranës. Në ditët e dëborës, aty nuk ka lëvizur asnjë mjet, por ditët e fundit me shkrirjen e akullit në majën e malit, kanë lëvizur sërish një numër mjetesh. Banorët e Fanit në afërsi të tunelit tregojnë se kanë parë disa furgonë tek zvarriten nëpër shpatin e malit dhe që më pas kanë mbetur në baltë. Vetëm tërheqja me anë të një kamioni nga një shofer vendas ka shpëtuar jetën e pasagjerëve që u vu seriozisht në rrezik. Pas kësaj, askush nuk guxon më të kalojnë mbi kurrizin e malit të Thirrës.
#