E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revista “Vanity Fair”: Putin, njeriu më me ndikim në botë

Nga Erion Kaçorri
 

Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin, është njeriu më me ndikim në botë. Sipas revistës së njohur amerikane “Venity Fair”. Në 100 personat më me influence, ish kreu i kremlinit dhe tashmë kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin renditet në vend të parë duke lënë pas në vend të dytë manjatin australian të mediave Rupert Murdoch, i cili zotëron gjigandin “News Corporation” ku bën pjesë edhe gazeta “Ëall Street Journal”. Në vend të tretë të personave më me ndikim në botë nuk është një, por tre persona dhe pikërisht themeluesit e “Google”, rusi Sergei Brin, Larry Page dhe Eric Schmidt. Themeluesi i kompanisë “Apple”, Steve Jobs është renditur në vendin e katërt, kjo ndoshta edhe për faktin se telefoni “Iphone” është një nga më të shiturit në botë. Njeriu më i pasur i planetit Warren Buffet, ndodhet në vendin e pestë, ndërsa në të gjashtin themeluesi i gjigandit elektronik “Amazon” Jeff Bezos. Lista vazhdon me vendin e shtatë që konsiderohet një hyrje e re për sheikun Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, sundimtarin e Dubait, në të tetin manjatin Rus Roman Abramovich, në të nëntin çiftin hollivudian Bred Pit dhe Anxhelin Zholi, ndërsa në të dhjetin ish zëvendëspresidentin amerikan Al Gorë.

(a.r/balkanweb)



Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›