E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michael Jackson romancë me Pamela Anderson

Nga Erion Kaçorri
 

Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson ka nisur një romancë me Pamela Anderson. Sipas mediave të huaja që i referohen të përditshmes britanike “Daily Mirror”, Jackson, i cili pak ditë më parë mbushi 50 vjeç është parë në dy takime me yllin e serialit “Bayëatch”, në Malibu të Kalifornisë. SIpas burimeve të brëndshme në stafin e Jackson, takimet romantike janë organizuar në mënyrë perfekte që të dy yjet të mos ndiqen nga paparacët, por edhe që lidhja e tyre të mos publikohet. Sipas gazetës britanike, Michael Jackson dhe Pamela Anderson arritën veç e veç në hotelin Shutters ne Malibu në mënyrë që askush të mos dyshonte për këtë romancë të sapo nisur dhe që ka çuditur mbarë opinionin publik kjo edhe për faktin se Jackson prej disa vitesh përpiqet të jetojë larg vemendjes së mediave, ndërsa Pamela Anderson ka ndërruar disa partnerë, që të gjithë yje të muzikës rock. Ndërsa gjatë takimit të dytë, dy yjet kanë shkuar së bashku në një kafene në Kaliforni.

(a.r/balkanweb)



Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›