Flet i ati i Aldo Hoxhës: Djali im i pafajshëm, e kanë dhunuar
Prindërit e Aldo Hoxhes kanë këmbëngulur serisht se djali i tyre është i pafjashëm. Pasi Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë për 20 vjecarin, babai i tij Nexhmi Hoxha shprehet se provat e Prokurorisë janë të sajuara.
Sipas tij Gjykata duhet të kishtë lënë të lirë Aldon, pasi në momentet e krimit ai ka qënë në shtëpinë e xhaxhait, jashtë Tirane. Ai i kërkon edhe motrës së viktimës të mos drejtojë gishtin ndaj djalit të tij, pa qënë e plotësisht e sigurtë.
Ndërkohë Hoxha denoncon dhunën e policisë ndaj të birit, duke u shprehur se edhe ai vetë është shoqëruar në Komisariat.
Nexhmi Hoxha u bën apel organeve të drejtësisë të zbulojnë të vërtetën e vrasjes së 37 vjecares dhe të mos marrin vendime të nxituara ndaj njerëzve të pafajshëm.