Braktisja e LSI-se nga kryetari i komunes, i bashkohen dhe 150 anetare
Pa kaluar 24 ore nga deklarimet e kryetarit te komunes Velabisht ne rrethin e Beratit per shkeputjen nga radhet e LSI-se kane reaguar dhe anetaresia e kesaj partie. Plote 150 anetare te Partise Levizja Socialiste per Integrim, kane dale dje ne mbeshtetje te kryetarit te komunes dhe kane deklaruar se qe prej dites se djeshme, nuk do te jene me ne radhet e LSI-se. Kryetari i komunes Bledar Cili, doli dje perpara te zgjedhurve te tij ku ka deklaruar largimin e tij, nga anetaresi e LSI-se ku dhe ka gjetur mbeshtetjen e perkrahjen e tyre.