Ura e Gorices ne Berat, pse duhet restaurimi
TIRANE-Para disa muajsh nga Z. Kryeministër i vendit tonë u inagurua ura e re prej betoni në qytetin e Beratit, me gjatësi 130m, gjerësi 22m e veshur me gurë mbi lumin Osum dhe më vonë rruga hyrëse për në qytetin e vjetër tashmë pasuri e siteve të arkitekturës botërore.
Inagurimi i kësaj ure mbi lumin Osum në qytetin e Beratit gëzoi shumë njerëz midis të cilëve edhe ato që adhurojnë monumentet e kulturës. Menduam se mbi urën e vjetër prej guri të lumit Osum tashmë do të pezullohej çdo lloj trafiku, përveç kalimit të njerëzve, këmbesorëve. Pritej që njëkohësisht të planifikohej nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve për t’iu nënshtruar një restaurimi dhe konsolidimi të thellë profesional. Ura e vjetër e gurtë e Beratit, siç e quajmë Ura e Goricës, është shpallur monument kulture me Ligjin nr.609 dt 24.05.1948. Ajo hyn në gjininë e ndërtimeve inxhinierike me mjaft interes dhe shpresoj se me një ndërhyrje restauruese dhe ndriçim perfekt ajo do të bëhet simbol i qytetit mesjetar, duke nxjerrë në pah vlerat e saj historiko-arkitektonike.
Pak histori mbi
urën e Gorices
Dijetari ynë i madh Sami Frashëri në veprën e tij Kamus-al-alam (në vëllimin e dytë faqe 1260) ndërmjet të tjerave për kazanë (rrethin) e Beratit thekson, se ka 8 (tetë) ura. I shtyrë nga ky fakt, në 1 Mars të vitit 1981, botova një artikull në gazetën “Drita” me titullin “Gjurmë rreth urave të vjetra në Berat” mbasi i kisha shkelur, skicuar, studiuar, fotografuar të gjitha urat e rrethit Berat dhe Skrapar, dhe restauruar disa prej tyre.
Për urën e Beratit mbi lumin Osum shkruan udhëtari dhe kronisti i famshëm Osman Evlija Çelebi, në veprën e tij, “SEJAHATNAME”, (udhëtimet) prej 10 volumesh. Ai ka të dhëna mjaft të rëndësishme dhe shumë të vlefshme për gadishullin e Ballkanit, Evropën Perëndimore, Afrikë, Azi, etj. Në volumin e tetë të veprës së tij, ai përshkruan me rreth 12 faqe qytetin e Beratit mbas vizitës së dytë të bërë në vitin 1672. Ai thotë “...në qytetin e Beratit, aty poshtë, pas tregut të kazanxhijve, mbi lumin e Osumit gjendet një urë e madhe që shërben për kalimin e udhëtarëve karshi, në Varosh të Thatë. Gjithsej ka nëntë harqe prej druri, por themelet e urës qëndojnë mbi këmbë prej gurësh të çuditshëm, të zhytyr në ujë. Pjesa e sipërme e urës është e shtruar me material lisi (pelina). Është diçka e çuditshme saqë rrallë mundet të takohet...”.
Ndërsa për malin e Goricës ai shkruan: “...është një mal i madh, i lartë dhe i stolisur me drurë e pyje pafund. Qerestet dhe binarët që përdoren për riparimin dhe ruajtjen e urës merren së këndejmi. Çdo njeri që guxon të presë qoftë dhe një dru të hollë nga ky pyll dënohet dhe kundrejt tij merren masa nga gjykata...”. (Përkthimi është marrë nga libri “Beratit 300 vjet më parë” Vasfi Samimi fq.38) Këto dy pasazhe të përkthyera të marra nga vepra madhështore e Evlija Çelebiut tregojnë mjaft qartë dhe flasin për veprën inxhinierike, realizimin e saj mjaft të çuditshëm, dhe rregullat për ruajtjen, sigurimin e materialit drusor, për mirëmbajtjen e saj, etj.
***
Po përpara vitit 1672 si kalohej lumi Osum kur ne e dimë mjaft mirë se rruga për të ardhur në Berat shtrihej në krahun e majtë të rrjedhës së lumit Osum? Nga dokumenta të shek.XIII konkludojmë se në Berat mbi lumin Osum nuk kishte urë por lumi kalohej me vah ose me trap. Në luftën midis Anzhuinëve dhe Bizantinëve në vitin 1280 për qytetin e Beratit dokumentat tregojnë se lumi kalohej me trap. Deri më sot nuk kemi arritur të gjejmë ndonjë dokument që të shkruhet për ndonjë urë mbi lum në lashtësi, por kjo nuk do të thotë që nuk ka pasur të tillë.
Në revistën mujore “Diturija” të Lumo Skëndos kemi një artikull me titull “Berati Plak” me 5 korrik 1927 nga z.Gjergj Haxhi Mihali. Ai tregon se nga një libër në kishën e Shën Gjergjit Kala mësojmë se Kurt Pasha, pashai i Beratit në vitin 1777 kishte financuar për ndërtimin e urës së Goricës mbi lumin Osum dhe e ktheu ate në të Gurtë. Më 6 Dhjetor të vitit 1880 nga shkaku i shirave të jashtëzakonshëm ura dëmtohet. Ai vazhdon edhe më duke treguar se nga qerret dhe automobilat, për nevoja lufte ura e Beratit u dëmtua në një pjesë të saj dhe më 1923 Bashkia e Beratit e ka ndrequr.
Imazhe të hershme
Po çfarë dokumentash trashëgojmë ne sot, si ka qenë e ndërtuar ura e Goricës, si ka qenë pamja e saj arkitektonike, përpara dokumentimit dhe përdorimit të fotografive?
Dokumentimi më i vjetër i saktë i urës me kurriz me shtatë harqe mendoj se është gravura e vitit 1830 e bërë nga Charls Cocrell ku përfshihen të shtatë harqet, gjashtë këmbëza guri dhe dy mbështetëse. Por ne kemi edhe një gravurë më të vjetër të J. Stockli të vitit 1818; por fatkeqësisht në të nuk është përfshirë e gjithë ura. Megjithatë të dy këto gravura të vjetra (foto 1 dhe foto 2) e të tjera si këto, të fillimit të shek XIX tregojnë mjaft qartë që ura ka qenë e ndërtuar me skemën e harqeve, qemerëve dhe e realizuar me gurë dhe me kurriz.
Fotogafia më e vjetër e urës se Gorices mbi lumin Osum që disponojmë ne sot është ajo e vitit 1908 marrë nga Eqerem Bej Vlora(foto 3).
Por ne do të japim dhe disa fotogafi të vjetra të datura të urës me kurriz të cilat na çojne deri në vitin 1916. (foto 4 dhe foto 5).
***
Këto janë dokumenta të shkruar, gravura dhe foto të vjetra që tregojnë mbi jetën e urës, deri rreth vitit 1916. Por çfarë ndërhyrjesh, ndryshimesh kanë ndodhur në konstruksionin e urës gjatë jetes se saj deri në ditët e sotme. Vizualisht konstatojmë nëpërmjet krahasimit të gravurave 1830, 1818, etj; fotove të vjetra që disponojmë të vitit 1908, 1913-14, 1916, fotove mbas vitit 1930 dhe deri foto të gjendjes së sotme të urës së asaj i janë bërë ndërhyje të shumta, për shkaqe të ndryshme. Ura nuk ishte parashikuar për intensitetin e lëvizjes së mjeteve të fillimit të shek. XX dhe si rezultat i saj ajo ka pësuar dëmtime konstruktive, ndryshime. Ndërhyrje janë kryer edhe për përshtatjen e kërkesave të reja të trafikut, lëvizjes mbi kurrizin e saj. Përveç sa më sipër, në mënyrë skandaloze trupi i urës është shfrytezuar për mbajtjen e një sërë linjash të ndryshme të infrastrukturës nëntokësore, uji, elektrike etj. Sot me sa jemi në dijeni aty kalon dhe linja elektrike 20 Kilo-volt në sipërfaqen e mbikalimit në anën e saj. Po kështu, ura i ka të mbuluara zgjidhjet mjaft interesante të lidhjes së saj me rrugën e qytetit dhe rrugën e lagjes Goricë, nga plehrat, betone, zgara, dhera, etj. Të gjitha këto kanë ulur në mënyrë të ndjeshme vleresimin e veprës arkitektonike autentike, aq me tepër monument kulture.(foto 6)
***
Duke ju referuar gravurave dhe fotove të vjetra deri në vitin 1916 del qartë se ajo në periudhen e realizimit nga Kurt Pasha ka qenë me sipërfaqen kaluese me kurriz, gungë, me ulje ngritje, e shtruar me kalldrëm dhe me parapete mbrojtëse prej guri. Në hyrjen e urës dhe në dalje ajo ka qenë me pjerrësi. Nga gravurat dhe fotot mund të nxjerrim përfundimin se ajo në pjesën e mesit ka katër kurrize.
Në fillimin e shek.XX mbas vitit 1908 një këmbëze të urës i është bërë një përforcim. Ky përforcim i këmbëzës së dytë nga lagjja Goricë me beton duhet të jetë bërë para vitit 1914 sepse ai ekziston në fotografitë e këtij viti. Të dhënat që kemi na çojnë në vitin 1911. Përforcimi lexohet qartë se nuk është një ndërhyrje estetike, ajo nuk qëndron sepse nuk ka përfillur skemën dhe teknikën e vjetër ku qemeri fillon direkt nga këmba e urës (foto 7).
***
Mbas viteve 1916 dëmtimet e ndryshme të saj dhe nevoja për qarkullim mbi urë në të dy drejtimet njëkohësisht ka sjellë zgjerimin e gjerësisë së saj. Kjo zgjidhje është realizuar duke zëvendësuar parapetin e urës prej guri, me parapet të krijuar, duke futur në trupin e urës, shina hekuri të cilat dalin konsol, duke i inkastruar e betonuar, dhe duke krijuar parapet të ri, i cili qëndron edhe sot.
Ky zgjerim ka krijuar në sipërfaqen kaluese të urës dy mini trotuare në të dy krahët për kalimin e këmbësoreve. Mbi urë në mesin e saj në parmake ka një pllakë betoni ku shkruhej viti i riparimit 1923, sot fatkeqësisht i dëmtuar. Por çfarë të dhënash të tjera burimore kemi për këtë zgjerim? (Foto 8)
Autorja Marela Guga në bocetin “Historia e Prefekturës së Beratit 1920-1939” nga hulumtimet e saj në A.Q.SH. thotë se “...italianët kur u larguan hodhën në erë si urën e Goricës ashtu dhe atë të Hasan Beut...”. Po aty, ajo shpjegon se qytetarët e Beratit u vunë në vështirësi për kalimin e lumit prandaj prefektura vuri në funksionim dy lundra të lëna nga italianët, ndërsa vazhdonte të funksiononte dhe lundra në pronësi të xha Janit. Një investim prej 45 mijë liretash me kontributin edhe të qytetarëve beratas të cilët dhanë 10 mijë lireta, rikonstruktohet nga firma “Tamburlini” ura në lagjen Goricë, e cila ishte dëmtuar apo edhe hedhur në erë gjatë Luftës së Parë (fq. 266 të bocetit).
Po ajo që është më interesante është një foto e urës së Goricës nga fotografi i Beratit Xhimitiku, i cili pasqyron një fragment të urës të përforcuar me lëndë druri, ku ne lexojmë mjaft qartë një këmbëz të saj të dëmtuar dhe dy gjysmë qemere guri të rrënuar.
***
Sipas librit mbi fotogafët e parë në Shqipëri në Berat fotografija e ka zanafillën në fillimet e dhjetë-vjeçarëve të parë të shek.XX. Fotografi beratas Ilia Xhimitiku aktivitetin e tij e ka licensuar në Odën e Tregëtisë në vitin 1929 (sipas bocetit të autores Marela Guga fq.352). Kjo foto tregon qartë se ura e Goricës është dëmtuar, rrënuar një këmbë dhe dy gjysmë qemere, mbas riparimit të vitit 1923. Esnafi beratas z. Jorgji Zallemi i datëlindjes 1921 tregon, se “kur ishim fëmijë në kohën e Zogut një këmbë e urës dhe qemerët e mbështetur në të, nga shirat dhe ardhja e tepërt e lumit u dëmtuan. Këmbëza u rrethua me thasë dhe qemerëve ju vunë shtylla për riparimin e saj. Pra rreth viteve 1937, më ekzaktësisht mendojmë, se më 4 dhjetor 1937 kur lumi ka dalë dhe në qytet, këmbëza do të jetë dëmtuar dhe se gjatë vitit 1938 ajo është restauruar në këtë pjesë.
***
Nga studimi i fotos lexon qartë se si i është bërë përforcimi me dërrasa dhe trarë i pjesëve të qemerëve që kanë ngelur dhe rrethimi me thasë i vendit ku do të realizohet ngritja e këmbëzës. (Foto 10). Kjo ndërhyje ka siguruar përfundimisht lëvizjen duke i ndërtuar prej betoni të armuar në brëndësi dy gjysmë qemeret dhe këmbën e dëmtuar të urës. Realizuesi sikur është restaurator me mjaft eksperiencë ka respektuar veprën arkitektonike dhe inxhinierike. Ai me materialet e reja të kohës, duke respektuar parametrat realizues autentike të urës ka rikonstruktuar pjesët e qemereve të rrënuar, duke ruajtur në maksimum harqet dhe qemerët e vjetër. Sipërmarrësi ka respektuar teknikën egzistuese në plotësimin e balleve të harqeve dyfishe të vjetër të rrënuar me gurë, duke i përdorur ato dhe si maskim për betonin. Po kështu, ai ka respektuar vendosjen e elementëve metalike të urës, që mendojmë se duhet të jenë ato të urës origjinale. Por ajo që të çudit më shumë është se ai si restaurator ekselent dhe dashamirës i veprës inxhinierike arkitektonike të vjetër ka hequr riparimin pa kriter, të ngutshëm, siç shikohet në foto,(Foto 11) me beton, që është kryer me 1911, që nuk është riparuar as nga firma “Tamburlini” më 1923 duke e kthyer dhe trajtuar arkitektonikisht si këmbëza e urës së parë oirigjinale.
Gjendja e sotme
Nga vrojtimi në vend i gjendjes së sotme të urës dallojmë qartë pozicionin e dritares me zgarë, ku mendoj se ka qenë e mbyllur një kukull druri, në vend që të flijohej një vajzë, sipas legjendës së ndërtimit, që ura të rezistonte. Dallohet qartë teknika e vjetër e realizimit të harqeve dhe qemereve me dy rrjeshta gurësh ku qemeri i parë lidhet në dy anët e balleve të urës me tirante hekuri në largësi të ndyshme (Foto 11).
Ajo që na bën përshtypje është se dy qemeret kryesore të urës të rikonstruktuar nga firma “Tamburlini” e kanë të ndryshëm realizimin arkitektonik të ballit dhe ndertimit të tyre. Ato nuk kanë të përdorur tirante lidhëse në të dy anët, harqet e tyre ballore janë realizuar me një rresht guresh dhe qemerët me gurë në formë blloqesh. Kjo tregon mjaft qartë se në vitin 1923 firma “Tamburlini” gjatë rikonstruksionit nuk ka marrë në konsideratë teknikën dhe materialet në realizimin arkitektonik të veprës origjinale autentike, por ajo harqet dhe qemeret i ka realizuar me zgjidhje të re teknike, një rresht gurësh, me një gdhendje të re të gurëve. Ajo ka eleminuar dhe elementët metalike në ballet e qemerëve në dukje. Ky konstatim duket qartë, në qoftë se krahasoni foto para vitit 1923 dhe pas vitit 1923. Si përfundim mundet të themi se në hyrje dhe dalje të urës kemi veprën autentike origjinale ndërsa dy qemere dhe parmakët janë rikonstruktuar në vitin 1923 dhe një këmbë dhe dy gjysëm qemere që mbështeten në të, mendojmë se janë rikonstruktuar në vitin 1938.
Një restaurim
i domosdoshëm
Ura është e gjatë 127m, ka shtatë harqe rrethore, ku më i madhi ka hapësirën 16,7m dhe sot ka gjerësinë 3,6m nga parapeti në parapet. Gjerësia e urës së vjetër me parapet guri duhet të ketë qenë 2,6m. Përsa i takon restaurimit të urës mendoj se projektuesi restaurator duhet ti vejë detyrë vehtes për ta kthyer atë në gjendjen fillestare të realizimit të saj nga Kurt Pasha. Asaj i duhen vlerësuar pjesët autentike origjinale të ngelura, kalimi të kthehet në gjendjen e saj të parë të periudhës mesjetare, e shtruar me kalldrëm me katër kurrizet me parapete guri mbrojtëse duke i dhënë dhe gjerësinë fillestare. Jemi të bindur se gjatë çlirimit të saj nga ndërhyrjet në kohë që i janë bërë në vitin 1922-1923, pra nga parapeti i ri, mbushjet për nivelimin e kurrizeve, mbushjet në dy skajet e urës ku ndërlidhet me rrugën e qytetit dhe rrugën e Gorricës do të dalin jo gjurmë por fragmente të tëra origjinale të ndërtimit të vjetër. Një urë e restauruar sipas ndërtimit të vjetër origjinal mesjetar, duke respektuar pjesërisht dhe ndërhyrjet e vitit 1923 e më vonë, tashmë që janë ndërtuar dy ura të reja në Berat një për këmbësorë dhe një për automjete, do të japë një adrenalinë tjetër për respektimin e monumentit dhe qytetit pasuri botërore. M.T.K.R.S dhe I.M.K kanë aftësitë profesionale dhe financiare për t’ia kthyer autenticitetin dhe ruajtur dokumentin historik kësaj vepre inxhinierike, për t’ia shtuar, të vlerësuar këtë monument qytetit muze dhe duke na krijuar një ndjenjë të periudhës mesjetare të veprës. Prandaj ato duhet të marrin masa që të realizohet sa më parë studimi i thellë, i gjerë, profesional dhe restaurimi i saj.
(d.b/MILOSAO/BalkanWeb)