E Diel, 1 Nëntor 2026

Branka Bogavac: “Ëndërroj që veprat e Kadarésë të përkthehen në serbisht”

Nga Parisi flet gazetarja dhe publicistja e njohur malazese, Branka Bogavac, që prej dyzet vitesh jeton dhe krijon atje. Gjatë verës të këtij viti, shtëpia e njohur botuese “Onufri” nga Tirana, nxori në drite librin e saj vëllimor me titull “Biseda në Paris”. Ky edhe është motivi i drejtpërdrejtë për këtë bisedë

Libri juaj, “Biseda në Paris” u prit me interesim dhe ngrohtë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Ndonjë fjalë me tepër për vetën dhe punën tuaj të derisotme?

- Branka Bogavac: Në publik jam e njohur pas bisedave me shkrimtarët dhe artistët më të rëndësishëm të shekullit njëzet. Në mesin e të cilëve janë Borhesi, Umberto Eko, Ismail Kadaré, Mario Vargas Ljosa, Margaritë Dyrras..., nobelistët – Çeslav Milosh, Klod Simon, Nadin Gordimer, Toni Morison, Eli Vizel, Orhan Pamuk..., politikanë: Mihail Gorbaçov, Mishel Rokar..., regjisorë të filmit: Sergej Paraxhanov, Andrej Konçalovski, Krzhistov Kishlovski...., piktorë: Dado, Staniq, Veliçkoviq..., aktorë: Rade Sherbexhija, Kristina Janda (fituese e Palmës së Artë për rolin femëror në Kanë). Një numër i madh i këtyre bisedave dhe intervistave, deri me tash, i kam përmbledhë dhe botuar, në madje në shtatë vëllime.
Jam lindur në Virpazar të Liqenit të Shkodrës. Gjimnazin e kam mbaruar në Mal të Zi, kurse në Fakultetin Filologjik të Beogradit, grupin e gjuhëve romane. Për katër decenie që jetoi në Paris, pos që kam perfeksionuar gjuhën frënge, isha edhe lektore e gjuhës serbokroate në Sorbonë – Parisi tetë dhe, për njëzet vjet rresht, profesoreshë në shkollën plotësuese jugosllave në Paris. Gjatë gjithë këtyre vjetëve kam bashkëpunuar dhe vazhdoj te bashkëpunoj me pothuaj se të gjitha gazetat ditore dhe me periodikun, kryesisht letrar të vendit tim. Merren edhe me përkthime nga gjuha frënge. Nga shtatori i vitit 2004, deri në qershor 2006, isha drejtoreshë e Qendrës kulturore të Serbisë dhe Malit të Zi në Paris.

Libri juaj, që zë afro pesëqind faqe, është kontakti i parë i drejtpërdrejtë me publikun lexues shqiptar. Si ndodhi botimi i këtij libri, në Tiranë?

- Në gusht të vitit 2004, ministri (i atëhershëm) për minoritete në Mal të Zi, Gëzim Hajdaraga, kishte ftuar Ismail Kadarénë për të çelë Panairin e librit në Ulqin. Meqë qëllova në Budvën fqinje, ministri Hajdaraga me ftoi edhe mua të marr pjesë në këtë evinement kulturor. Kështu, u gjendem në të njëjtin hotel me çiftin bashkëshortor Kadaré, unë edhe me dy gazetarë, të cilët më vonë edhe botuan intervistat e tyre me Kadarénë. Mirash Martinoviq, te “Pobjeda” e Podgoricës dhe Natasha Markoiq, te “Danas-i”, i Beogradit. Me atë rast, e shoqja e Ismalit, Helena, me njoftoi me botuesin e Kadaresë, z. Bujar Hudhrin, me të cilin edhe ndërruam disa fjalë në rusisht. Ai me la përshtypje të një njeriu të mirë dhe korrekt. Që te kem besim në të, mjaftonte edhe fakti se ishte botues ekskluziv në gjuhën shqipe i veprës së Kadaresë. Ai mori librin tim dhe tha se do ta lexojë, asgjë më shumë. Kur papritmas, një zotëri nga Tirana me bën telefonatë në Paris dhe me thotë se është duke përkthyer librin tim. Ishte ky Nikolla Sudar, publicist dhe përkthyes i njohur shqiptar, me të cilin, fill pastaj, përmes letërkëmbimit u shoqëruam. Sipas mendimit të Helena Kadarésë, e cila edhe ka shkruar parathënien e librit tim në shqip, përkthimi nga serbishtja në shqip, është tejet korrekt, gati-gati i përkryer. I jam mirënjohës Bujar Hudhrit që me botimin e librit tim, në një edicion të shkëlqyer, me ka bërë një surprizë të këndshme dhe të paharruar. Ja, se si njohja e rastit midis dy personave, çon kah njohja e dy botëve, lidhjes se dy kulturave, dy popujve dhe dy gjuhëve të ndryshme. Mendoj se kultura është mënyra më mirë e komunikimit midis njerëzish. Unë kam fituar aq shumë njohuri mbi popullin shqiptar, nga librat e Kadarésë. Libri është hyjni që duhet të bashkojë (lidh) njerëzit.

“E vëmendshme, e durueshme, e ndjeshme dhe pasiononte, por, njëkohësisht e admiruar nga të gjithë bashkëbiseduesit, Branka Bogavac Le Comte, arrin që, nga të intervistuarit, të vjel atë më të çmueshmen që krijuesi bartë në vete” – thotë ndër të tjera, Helena Kadare, në parathënien e librit tuaj në gjuhën shqipe, që edhe është rekomandimi më i mirë i tij. Pos modestisë dhe ndershmërisë se pamohueshme që stolisin personaliteti tuaj, edhe çfarë tjetër, ndihmon realizimin e kontakteve dhe të bisedave me krijues, pothuaj se, nga mbarë bota?

- Deri të kontaktet vihet në mënyra ndër më të ndryshmet. Shumë rrallë përmes botuesve, nga se këtu në Paris, botuesit me shumë xhelozi ruajnë (mbrojnë) shkrimtarët e tyre. Prandaj, më te mirat janë kontaktet direkt, në recepcione dhe raste të tjera të tubimeve të organizuara. Por, janë edhe takimet e rastit, të fatit, sikurse ishte ai me Kadarénë. Margarit Dyrras me ka telefonuar dhe me ka caktuar takim, për të parë se a meritoj takim të veçantë me te. Pas njëzet minutash bisede të përzemërt mbi librat dhe punën e saj, me ftoi të shkoj tek ajo. Një shkrimtare kanadeze me ka ftuar në drekë. Bella Ahmadulina, në Moskë, me ka ftuar në shfaqje teatrore të shoqit të saj. Me shumë të tjerë jam takuar në Kanë dhe në raste dhe rrethana ndër më të ndryshmet. Me shkrimtarin rus, Kormillov, që ka përkthyer Njegoshin, kam zhvilluar bisedë në autobus, fjala vjen. Me Borhesin kam kontaktuar përmes gruas se tij. Ajo me ka ftuar menjëherë në drekë me Borhesin. Këtë e kam marrë si një nder të madh për një ish bareshë nga bjeshkët ballkanase. Kam pasur rastin dhe fatin të drekoj edhe me Joneskon, Kunderën...

Në karrierën tuaj të pasur publicistike, keni biseduar, pra, me vgajë nga të gjitha fushat artistike, sidomos të letërsisë, ndër të cilët, dallohet një numër jo i vogël i laureatëve të çmimit Nobel për letërsi. Është me interes të dihet se cili prej tyre u ka lenë përshtypje dhe ju ka ngelur në kujtesë për të mirë?

- Midis shumë të tjerëve, takimet me Borhes-in, çesllav Millosh-in, Gorbaçov-in dhe Margerit Dyrrasi-n, me kanë lënë përshtypjet më të thella. (Kuptohet se takimi me Kadarénë me është më i afërti i zemrës time, nga se ai është i ynë, ballkanik!). Pasi që më parë seriozisht përgatitëm për takime me këto personalitetet që i çmoj dhe i dua, në takimet me ta menjëherë krijohet një atmosferë e besimit të ndërsjellë dhe dëshirës se përbashkët në mënyrë që dialogu, siç është më se miri, të rrjedh, kështu që, njëmendë, bashkëbiseduesit e mi përpiqen të japin çdo gjë prej vetës, duke shpërblyer, në këtë mënyrë, punën time të merituar. Një atmosferë e
vetë, nga libri im. Çesllav Millosh, me një rast, me ka thënë: “Ju gjeni citate aq të qëlluar sa tillë, zakonisht kurorëzohet me rezultate të mira, për çfarë keni pasur mundësi të bindeni, edhe që gjithmonë bëj pyetja e kam shkruar unë një gjë të tillë!?”.

Cilat janë, sipas mendimit tuaj, veçoritë e krijuesve ballkanas, të cilët i keni intervistuar, në krahasim me ata evropian dhe botërorë?

- Krahas Kadarésë, kam pasur fatin të takoj edhe shkrimtarin grek,Vasilis Vasilikos-in, i cili u bë i famshëm edhe me filmin “Z” (Zed, i regjisorit të njohur grek, Kosta Gavras, vj. ime)) i cili është xhiruar sipas librit të tij me titull të njëjtë, pastaj shkrimtarin më të madh rumun, Nikollae Brebana, Bllagu Dimitrovu, poeteshën më të madhe bullgare, Vidosav Stevanoviq-in, vigan i letërsisë serbe, nobelistin turk, Orah Pamuk-un, kozmopolitin kroat, Predrag Matvejeviq-in... Siç po shihet, të gjithë këta janë të përkthyer këtu, në Paris dhe, Ballkanin e përfaqësojnë në ditën më të mirë, dhe do të thosha se krijimtaria e tyre aspak nuk ngel pas asaj të Perëndimit. Sa i takon veçorive të krijuesve ballkanas, në raport me të tjerët, ato më miri shihen në atë se, këta të dytët, argumentet letrare i mbështesin në të dhëna historike, e kaluara është më e pranishme se të akëcili francez apo anglez, bie fjala. Kur Perëndimi flet mbi “ekzotiken ballkanase” të librave të tyre, kjo do të thotë se fare nuk e kuptojnë Ballkanin.

Kur është fjala për shkrimtarët ballkanas, kontaktet, profesionale dhe miqësore”tuaja, me më të njohurit midis tyre, Ismail Kadarénë, janë të njohura. Diçka më shumë mbi atë miqësi shumëvjeçare?

- Menjëherë të them se unë krenohem me miqësinë që kam më Helenën dhe Ismail Kadarénë. Në shtëpinë e tyre ndjehen si në timen, në Mal të Zi. Ngrohtësia dhe drejtpërdrejtshmëria janë tipike tonat, ballkanase. Por mos harroni: Kadarénë, si shkrimtar i madh, nuk është aq lehtë ta takosh dhe me të zhvillosh intervistë! Unë kisha fat, ndoshta edhe privilegj dhe mirëkuptim “ballanik”. Në kohë të vështira zëri i një shkrimtari dhe humanisti aq të madh, paraqiste melhem në plagë. E, tash do të ju rrëfej se si erdhi deri të afria jonë profesionale dhe miqësore. Me Ismail Kadarénë, jam njoftuar në mënyrë jo të zakontë. Kur Kadaré kishte braktisur Shqipërinë, viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, me thirri redaktori i revistës “Mlad Borec” nga Shkupi dhe me luti të bëj një bisedë me Ismailin. Përmes shtypit e dija se Karaéa tashmë gjendej në Paris. Por, para kësaj, gjersa realizova një intervistë ne piktorin e njohur slloven, Zoran Mushiq, ai me entuziazëm të madh me foli për Kadarénë dhe me tha se veprat e tij gjithsesi duhet lexuar. Ashtu edhe bëra. Derisa Kadaré ishte aziliant (midis azilit dhe ekzilit) u hodha në leximin e veprave të tij me kënaqësinë më të madhe, duke zbuluar një botë fantastike të një shkrimtari të madh ballkanas. Pas tre-katër muajsh leximi intensiv, me të vërtetë ndodhi befasia: duke dalë nga metroja, vetëm disa metra larg shtëpisë sime, para vetës pash Kadarénë. Nuk është gjë e thjeshtë (as lehtë) t’i drejtohesh njeriut, ashtu në rrugë, por ky është fati i njerëzve të famshëm, ata njerëzit i njohin, mahniten me veprat e tyre, prandaj edhe mund t’i lejojnë vetës t’u drejtohen. Iu paraqita Kadarésë, gjë të cilën, me skofiaritet ai e pranoi, ani pse nga natyra është shumë i matur... Pas një copë rruge bashkë, e ftova në shtëpinë time për një kafe, kjo është veçoria jonë ballkanase, t’i ofrohet mikpritja një të huaji. Që atë mbrëmje, hiç më larg, kisha nderin që të pranoj çiftin bashkëshortor Kadaré. Me gëzoi fakti se Kadaré kishte besim në mua. Sigurisht se shkrimtari i madh, qysh në shikim të parë, mund të vlerësojë dike. Megjithatë, ishte një guxim i madh të shkohet (vihet) në shtëpinë e një malaziase, të panjohur për të. Lidhëm miqësi të menjëhershme, nga se na lidhnin shumë gjëra të përbashkëta, sidomos shikimi i ngjashëm mbi shumë gjëra, mbi botën dhe jetën. Ishim të afërt, si të ishin nga i njëjti vend, por edhe nuk është për t’u habitur, kur dihet se Tiranën, nga Mali i Zi e ndajnë, jo me shumë se, dyqind kilometra rrugë. Pastaj bisedat u shpeshtuan dhe, mund të them se, kështu lindi një miqësi e mrekullueshme në mes meje dhe Helenës. Kështu edhe erdhi deri të bisedat letrare me Kadarénë dhe të shoqen e tij. Intervistat më te i kam botuar gjithandej në shtypin ditor dhe në periodikun e ish (ex Jugosllavisë): Bile një bisedë imja e gjate me Helenën, është botuar, paçka në shtatë vazhdime, te gazeta ditore “Pobjeda” e Podgoricës. Kadaréa përherë me ka dalë në ndihmë dhe pozitivisht u është përgjigjur kërkesave të mia për intervista. Ai është njeri që dëshiron që, situata midis serbëve dhe shqiptarëve, të zgjidhte njëherë e mirë, në mënyrë paqësore. Ai kurdoherë është i gatshëm për dialog. Sigurisht se publiku shqiptar e di, por, të shtoj me këtë rast se, Kadaré është tejet i njohur dhe i popullarizuar në opinionin lexues francez. Dëshmia më e mirë për këtë është pjesëmarrje masive e lesuesve në çdo paraqitje të tij para publikut francez. Por, dëshmi edhe më e madhe se kjo, është fakti se botuesi i tij ekskluziv francez, (Fayard), përpos në gjuhën frënge, veprën e tij madhore letrare, e ka botuar madje në dymbëdhjetë vëllime, edhe gjuhën shqipe. Kur është fjala për çmimin Nobel, unë gjithnjë besoj në të. Ai është akoma i ri dhe ka kohë. As Borhesi, as Umberto Eko, as Marsel Prusti, nuk e kanë marrë atë shpërblim, e fama e tyre e tejkalon famën e shumë e shumë nobelistëve.

Një pyetje jo edhe aq e këndshme: a keni pasur telash për shkak të kësaj miqësie me shkrimtarin e njohur shqiptar, kur dihet se ishte i afërt edhe me krijuesi e madh serb, Danillo Kish-in?

- E qëlluar! Ata që ma zunë për të madhe këtë miqësi, janë nga radhët e nacionalistëve (mjerisht nga nacionalizmi vuan edhe Shqipëria si edhe Evropa vetë!) të cilët nuk i kishin lexuar fare intervistat e mia me Kadaréne, por edhe nga ata që kishin pasur rastin t’i lexonin ato. Nga ato intervista shihet mirë se shkrimtari i madh Kadaré është edhe humanist i madh ngase, për shembull, lidhur me çështjen e Kosovës, kërkon pajtim midis serbëve dhe shqiptarëve, gjë që është akt trimërie dhe moral i lartë, sidomos kur ekstremistët, nga të dyja anët, duan luftë. Kadaré nuk kishte miqësi vetëm me Danillo Kish-in por edhe me ndonjë shkrimtar tjetër serb. Ëndërroj që veprat e Kadarésë, sa më shpjet e mundur, të përkthen dhe të lexohen edhe ne gjuhën serbishte, si dhe të atyre autorëve që shkruajnë në gjuhën serbe ! Fqinjët duhet të mirëkuptohen dhe të çmohen mes veti, si dikur në kohën e Mark Milanit, kur kishin jo vetëm etikë të ngjashme, por edhe miqësi.

Në fund, një pyetje, që duket, si e pashmangshme: ç’jeni duke punuar tani, në këtë çast?

- Momentalisht jam duke përgatitur një libër në gjuhën ruse. Fjala është për një përmbledhje bisedash dhe intervistash ekskluzivisht me shkrimtarët dhe artistët e ndryshëm rus të cilët, pos në Paris, i kam takuar në Moske dhe Shën Petersburg. Ndryshe disponoj me dhjeta biseda e intervista akoma të pabotuara. Në një libër të ardhshëm do të shohin dritën e botimit edhe ato, bashkë me të gjithë krijuesit ballkanas për të cilët fola më lartë. Dëshiroj që këtë bisedë ta përfundoj me një riprodhim të shkurtër shkëputur nga një prej bisedave me të, ku më së miri shihet se sa i saktë ishte një parashikimi gati-gati, magjistar i tij. “Unë jam shkrimtar i atdheut tin, Siujdhesës ballkanike, i Evropës. Përkundër gjërave të tmerrshme që kanë ndodhur midis serbëve dhe shqiptarëve, mendoj se tash e ardhmja është më e rëndësishmja. Asnjë krim nga e kaluara historike nuk duhet të jetë arsyetim që ngatërresa të vazhdojë. Jam i bindur së të gjithë do të ishin të lumtura që një lloj paqeje të arrihet midis këtyre dy kombeve, kur do të ishin të kënaqur edhe intelektualët edhe njerëzit e rëndomtë, madje edhe vetë politikanët, qe sot sikur janë të verbër. Jam poashtu i bindur edhe ata, një ditë, do të thonë: si ishte e mundur të kemi qenë aq të hasmuar njëri me tjetrin? Ëndërroj që të vi ai çast hyjnor. Është për nder të dy kombeve të ndërprenë armiqësinë dhe t’i shtrijnë dorën njëri tjetrit. Nuk është kjo as romantizëm, as moralizim, as sentimentalizëm, as çfarëdo kalkulimi politik. Jam i bindur që një gjë e tillë është e mundshme dhe se do të ishte një lehtësim që të zhdukën demonët, që demonë mos të këtë më. Jam i bindur se ajo ditë do të vi!”.

Post scriptum
(Se sa, ne ballkanasit, jemi të afërt me njëri tjetrin, më se miri dëshmon edhe miqësia jonë, Bajram i dashur. Ju kujtoj nga Parisi, nga Kana..., kur shoqëroheshin duke mekur nostalgjinë tonë, si edhe unë vetë, edhe ju, vështirë e keni përjetuar egzilin, por, në anën tjetër, keni mësuar shumë, keni shkruar dhe keni ëndërruar për vendin tuaj, për mirëkuptimin midis popujsh. Edhe të tjerët lë të ndjekin rrugën tonë!).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›