Bratu: Dialogu e vetmja zgjidhje për të dyja palët

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i vështirë, por është e vetmja zgjidhje për përmirësimin e raporteve mes dy vendet, ka thënë ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Zhan Bratu.
Në një intervistë për Radio Kosovën ambasadori norvegjez thotë se marrëveshjet që janë arritur deri tani, duhet të zbatohen, ndryshe nuk ka kuptim të vazhdohen bisedimet. /Indeksonline/