E Diel, 1 Nëntor 2026

Braun: Banka Botërore dhe FMN "të reformohen"

Kryeministri britanik, Gordon Braun, u ka bërë thirrje liderëve të tjerë botërorë të nisin të mendojnë për reformimin e institucioneve financiare ndërkombëtare, për të parandaluar përsëritjen e rrethanave që shkaktuan krizën aktuale financiare. Gjatë një paneli në Davos të Zvicrës, Braun vërejti: "Duhet të jemi më largpamës dhe më kreativë. Po kërkojmë të ndërtojmë një shoqëri globale. Por na nevojiten institucione efektive dhe ato institucione që kemi krijuar para 60 vjetësh nuk vlejnë më".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›