SHBA: Si mund të jetë sot Bin Laden
Osama bin Laden me veshje aksidentale, me xhaketë e kravatë, me mjekër të shkurtër e të mbajtur me kujdes. Nuk bëhet fjalë për ndonjë foto të vërtetë të themeluesit të "Al Kaedës", njëherësh njeriu më i kërkuar në botë, por për një punim kompjuterik të Qendrës Amerikane të Antiterrorizmit Kombëtar. Foto është përfshirë në axhendën ku çdo vit përfshihen grupe, personazhe e simbole të terrorizmit.
Për amerikanët, Bin Ladeni fshihet ende në ndonjë cep të humbur të vijës së stërgjatë kufitare mes Afganistani e Pakistanit. Në zonë mendohet se gjendet edhe i biri, Saadi, prej vitesh "mik" në Iran. Mesazhi i fundit audio, i përcjellë vetëm pak kohë para vendosjes së Barak Obamës në Shtëpinë e Bardhë, ka përforcuar në radhët e 007-ave idenë se është në gjendje jo të mirë shëndetësore: thonë se zëri i tij qe shumë i lodhur.
Ky shpjegim nuk i bind ata që besojnë se ka vdekur prej kohësh dhe se deklaratat e tij nuk janë tjetër veç inskenime. Ose më keq akoma, flasin për manipulime. Në analizat e fundit të bëra nga amerikanët rezulton se lëvizja e Bin Ladenit, edhe pse gëzon mbështetje në zona të ndryshme, ka humbur shumë për sa i përket kapacitetit strategjik dhe, mbi të gjitha, ka humbur shumë individë të aftë.
Disa ekspertë janë shtyrë edhe më tej, duke e konsideruar "Al Kaedën" dhe vetë Osama bin Ladenin si "të parëndësishëm". Një fakt për të cilin ka aluduar edhe vetë Presidenti i ri amerikan, Barak Obama, i cili ka nënvizuar që liderët terroristë duken "nervozë" për shkak të ndryshimeve rrënjësore që ka pësuar Uashingtoni. Ose, e thënë më qartë, nuk dinë si të përballen me një armik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani që Xhorxh Bushi nuk është më.