Te bindur si amatore
Gjithkush që jeton në realitetin e sotëm politik të vendit pranon arsyetimin se fushata e tanishme elektorale, po përdoret edhe për promovim emrash të rinj. Madje mund të thuhet se ky është elementi më spikatës i kësaj fushate në vend. Parë në një optikë, duket se spektri i së majtës po përshtat disi imitueshëm, formulën e dikurshme ala kop-iste të demokratëve. Emra të rinj janë futur në garën e artikulimit politik. Në ditët e kësaj fushate, selia socialiste e Edi Ramës ka regjistruar një skuadër të rinjsh të cilët, sipas të gjitha gjasave, do të jenë skuadra kryesore e përballjes elektorale me bllokun e së djathtës së mbetur të zotit Berisha. Ky proces i riformulimit të skuadrës zyrtare të artikulimit dhe betejës partiake, në njëfarë mënyre, është parë si investim për shumicën e forcave kryesore të kësaj beteje të afërt.
Por cilat janë risitë e të angazhuarve të rinj? Ǒpremton kjo gjeneratë e re që po depërton në formacionet politike të vendit? Sa është ky një proces reformues në elitën politike të vendit dhe natyrisht edhe në përmbajtjen e profesionalizmit politik të klasës së vendit?
Fatkeqësisht, mungojnë shkëlqyesit, ata që rrezëllijnë qysh në momentin e parë të shfaqjes, si politikanë të devizës dhe vizionit tejpamës.(Në zgjedhjet e 2005, Lulzim Basha i PD-së ishte pa diskutim një i tillë). Skena politike ka ndryshuar shfaqjen e saj si rreshtim apo performancë, por nuk po mbart imazhin e politikëbërësve të rinj me integritet. Ky nuk është një konstatim që vjen prej lodhjes së të ndenjurit në këtë gjendje, në këtë formulë të zhvillimit të betejës politike apo të promovimit të emrave të rinj nëpër partitë e vendit. Skepticizmi ndaj kësaj mosshfaqjeje, bëhet më evident, kur i referohesh më shumë faktit që spektri politik në këtë prag zgjedhjesh është pasuruar me logo të reja partiake. Në një kuptim të drejtpërdrejtë, prova e parë e ndryshimit që ofron spektri politik, është pikërisht fenomeni aktiv i partizimit të mëtejshëm të dy blloqeve të trashëgimisë politike postkomuniste.
E majta vazhdon fenomenin e një copëzimi të krahasueshëm me atë lojën e sendit prej qelqi, ku rëra për shkak të ngushtimit të qelqit në mes, herë bie nga njëra anë e kur kthehet qelqi, rëra nis të rikthehet prapë. Ky proces endogjen i së majtës është parathënia e sotme e një rezultati ndëshkues. Këtë trafik të brendshëm, pra këtë kalim prej rëre, sa nga ana e Ilir Metës, tek ana e Edi Ramës dhe gjetkë mes tyre, nuk po del një autoritet tjetër ndërbashkues ta ndërpresë për llogari bashkëfituese. Nuk është fjala për shfaqjen e një figure të re, ky do të ishte naivitet dhe gjykim fluturak. Kjo ide, natyrisht që nuk duhet të ketë ngjasime me imazhin e beratases së dikurshme që i lutej Fatos Nanos dhe Ilir Metës, në një mënyrë tribale. Fjala është për një pragmatizëm të dëshiruar prej krejt elektoratit të majtë. Mirëpo gjasat edhe për më afër datës së zgjedhjeve të 18 qershorit të 2009, janë që mes Ramës dhe Metës, pakt të mos ketë. Në këto rrethana, promovimi i udhëheqësisë së re në spektër, vijon të bëhet sipas parimit të përfshirjes amatoreske. Një mënyrë të tillë prej më tepër se 18 vjetësh po e shijojmë dhe e shohim si një ndër aspektet thelbësore të negacionit të këtij tranzicioni politik. Procesi i diferencës që agravon mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, në kuptimin poliarkik është pozitiv. Shoqërisë shqiptare i nevojitet forcimi i faktorit të tretë në skemën politike të bipolaritetit të konsumuar. Afirmimi dhe faktorizimi i këtij kahu institucional, jo vetëm që pasuron vlerat e pluralizmit partiak, por bën të mundur që kontrolli i sedrës pushtetpasëse, i sedrës pushtetmarrëse, i sedrës pushtetndarëse etj., në çdo kohë të jetë veprues.
Në këto kushte, mundësitë afirmuese të udhëheqësisë së re, vetiu bëhen më të mëdha. Mirëpo kjo skemë e ofruar prej dekadash në përvojën politike dhe mendimin politologjik të botës, në vendin tonë, gjithsesi s‘po përvetësohet për këtë qëllim. Autoritarizmi i më të mëdhenjve, paska vlerë uzurpuese edhe në këtë të drejtë natyrale të shfaqjes së gjeneratave të reja të politikës.
Emrat e rinj të politikëbërësve të ardhshëm shfaqen në një mënyrë keqësisht vjetërake. Mjaftohen me spikerime të komanduara në foltoren e partisë. Metodologjikisht edhe të rinjtë e politikës në skenën tonë, duke rreshtuar ndër ta zëdhënësit zyrtarë të partive kryesore, nuk po sjellin sharmin e dëshiruar të të rinjve që dëshirojmë të reformojnë jo vetëm oratorinë, por më së shumti edhe përdorimin faktologjik të politikës. Në këtë mungesë, të rinjtë e politikës sonë, po përdoren si amatorë të bindur të profesionistëve pa skrupuj. Dhe përdorimi i pasionantëve të rinj, prej politikëbërësve me cene, sjell padyshim praktikën e politikës me kosto dhe pësime për shoqërinë dhe vendin. Në shumë aspekte ajo që po ngjet në këtë skenë, sidomos në marrëdhëniet e politikës me institucionet, lexohet prej shumëkujt si një ecje retrograde. Ambicia që realizohet përmes nënshtrimit apo bindjes së verbër ndaj "etërve të padiskutueshëm" apo listëhartuesve të vjetër, parathotë deformimin e gjeneratës së re, pa hyrë ende në mision. Këtë prirje dhe sjellje jo vetëm prej oportunësh, por bijsh të kulturuar të nënshtrimit, është koha ta denoncojmë tani. Pikërisht tani duhet bërë kjo, pasi është momenti kur ata legjitimojnë qenien, por jo statusin e meritueshëm në shërbim të vendit dhe shoqërisë. Sikleti që Aldo Bumçi ndien sot në ditëvijueshmërinë e daljes së vet në foltoren partiake dhe politike, besoj se është homonim me atë që ndien pse jo edhe Eduard Shalsi, në foltoren e Bashkisë së Tiranës. "Topçinjtë" e radhës në frontin politiko-elektoral, fitojnë vërtet njohje publike, por më shumë se njohje, përfitojnë gjykim qytetar e publik. Se si është ky gjykim dhe natyrshëm vlerësimi për këtë aktivizim inflacionist të tyre, këtë mbetet ta verifikojnë vetë të dy individët politikë në fjalë. Në stadin e tanishëm të vendit, në momentet kur kalendari i lëvizjes kombëtare është më i qartë për destinacionet integruese në Europë, është jetike të kërkosh edhe reformimin e elitës politike dhe kompletimin e saj me emra dhe protagonistë të pajisur me vlerat dhe sjelljen e profesionistëve. Në një pjesë të kontribuuesve të sotëm në fjalëkëmbimin politik mes palëve, dallohen qartë disa prirje për të kaluar teknicienë dhe ekspertë të mirë në statusin e përfaqësuesve dhe protagonistëve politikë. Kjo është një gjetje e vjetër e promocionit dhe menaxhimit politik në shoqëritë e demokracisë, por kur amatorët i rrit si amatorë, në skenën që i nevojitet afirmimi profesional, atëherë vendit dhe institucioneve politike u lë trashëgimi një kosto peshuese dhe ndëshkuese. Në këtë nevojë, pohimi i kryeopozitarit të sotëm të vendit, zotit Edi Rama se "nuk është një politikan profesionist", mbart një vlerë realpolitike, por nuk është një formulë që duhet aplikuar prej gjithë të përfshirëve në politikëbërje. Kjo duhet thënë, pasi ajo buron prej dijes që thotë se politikani gjithsesi e vendos ndryshimin. Por nëse ndryshimi që vendos ai nuk u shërben të tijve, por vetëm atij, atëherë ai vulos humbjen e vet.