Prishet skulptura e "Këpucës së Bushit"
Skulptura e një këpuce e ngritur në Irak për nder të gazetarit që lëshoi të dyja këpucët drejt kokës së ish-presidentit amerikan, Xhorxh Bush, u shkatërrua. Mediat e huaja në Irak bënë me dije se skulptura u hoq nga vendi ku u vendos, pranë një jetimoreje në qytetin e Tikritit, me urdhër të autoriteteve lokale të rajonit Salahedin. Sipas raporteve mësohet se skulptura u hoq vetëm një ditë pasi u vendos në jetimoren në qytetin e lindjes së Sadam Huseinit. Numri një i organizatës bamirëse që menaxhon jetimoren tha se i qe kërkuar nga autoritetet vendore ta largonte menjëherë statujën. "E hoqa menjëherë këpucën dhe e shkatërrova", u shpreh Shahah Daham për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.
Ndërsa zëvendësguvernatori i rajonit, Salahedin Abdullah Jabara, tha për DPA: "Fëmijët duhen mbajtur larg nga çdo çështje që ka të bëjë me politikën. Meqenëse bëhet fjalë për një jetimore, monumenti mund të ngulisë në zemrat e fëmijëve ndjesi për të cilat janë shumë të vegjël". Në një intervistë tjetër të dhënë për rrjetin amerikan CNN, Abdullah Jabara është shprehur "se nuk do të lejojmë askënd të përdorë ambientet shtetërore për motive politike".
Kur skulptura u vendos, artisti Laith al-Amari këmbënguli se nuk bëhej fjalë për një vepër me ngarkesa politike, "por për një burim krenarie për të gjithë irakianët".
Ish-presidenti amerikan arriti t‘i shmangej me shpejtësi këpucëve, ndërkohë që gazetari Muntadar al-Zaidi, i cili ndërmori veprimin e guximshëm, është në pritje të gjykimit. Ndërsa hiqte këpucët nga këmbët, gazetari 30-vjeçar thirri: "Kjo është prej të vejave, jetimëve dhe të gjithë atyre që gjetën vdekjen në Irak".