Xhorxh Obama, pranga për drogë vëllait të Presidentit
Xhorxh Obama, vëlla nga babai i Presidentit amerikan, Barak Obama, u arrestua nga policia keniane nën akuzën e zotërimit të marijuanës, bënë me dije dje autoritetet e Kenias. Inspektori Augustine Mutembei, oficeri që kryesoi operacionin, saktësoi se Obama ishte vënë në gjendje sigurie për shkak të një sasie marijuane, si edhe për kundërshtimin ndaj agjentëve të policisë gjatë arrestit. Mutembei shtoi se vëllai i Presidentit amerikan pritet të njihet zyrtarisht me akuzën nga gjykatësit mëngjesin e së hënës.
Xhorxh Obama u intervistua menjëherë pas arrestimit, në ambientet e burgut nga gazetari i rrjetit amerikan CNN, David MekKenzi. I riu i përgënjeshtroi akuzat. "Më morën në shtëpi. Nuk e di se përse më akuzojnë mua", tha ai.
Xhorxh Obama dhe Presidenti amerikan e njohin shumë pak njëri- tjetrin, megjithëse janë takuar më parë. Xhorxhi qe ndër të paktët të afërm të Barak Obamës që nuk shkoi në Uashington për ceremoninë e inaugurimit presidencial para një jave. Në librin me kujtime, "Ëndrra nga im atë", Barak Obama e përshkruan çastin e takimit me Xhorxhin si "diçka shumë të dhimbshme". Udhëtimi në Kenia i Obamës do të thoshte takim me atë familje që nuk e kishte njohur kurrë.
Ishte përsëri gazetari i CNN, David MekKenzi, ai që iu vu pas Xhorxh Obamës në gushtin e vitit 2008, për ta gjetur në një shtëpi të vogël të lagjes "Huruma", në periferi të Nairobit, ku jeton me familjen e madhe të së ëmës. Certifikata e tij e lindjes tregon se është vëlla nga babai i Barak Obamës. Në librin me kujtime, Presidenti amerikan rreket të paqtohet me të atin, pasi ai e braktisi bashkë me të ëmën kur ishte fëmijë. Barak Obama Plaku vdiq në një aksident me makinë kur Xhorxhi ishte veç 6 muajsh. Që të dy patën rast ta njohin shumë pak të atin.
Xhorxhi është fëmija i fundit i Barak Obama Plakut dhe nuk e kishte idenë për ekzistencën e vëllait amerikan deri në çastin kur ky i fundit nisi të fitonte famë botërore gjatë fazës primare të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Në të kundër të gjyshes në Kogela, në perëndim të Kenias, Xhorxh Obama është vendosur pak në vëmendjen e mediave deri në vitin 2008, kur u fol për herë të parë për të.
Raportet në media shpërthyen pas një artikulli në "Vanity Fair" të Italisë, ku vërehej se Xhorxh Obama jetonte në një barakë dhe "jetonte me më pak se një dollar në ditë". "Jam rritur mirë. Edhe sot jetoj mirë", thotë Obama. "Revistat kanë ekzagjeruar gjithçka".
"Mendoj se më pëlqen jeta këtu. Sigurisht që ekzistojnë disa sfida, por ndoshta ndodh e njëjta gjë si në vendin nga vjen ti, sfida gjenden gjithandej", i tha Xhorxh Obama gazetarit të rrjetit amerikan CNN, David MekKenzi. Ai i shpjegoi gazetarit amerikan se po mëson për t‘u bërë mekanik, si edhe që aktivizohet në grupet e të rinjve në Huruma. Shtoi se përpiqej t‘i vinte sa më shumë në ndihmë komunitetit të tij.