Wall Street ne dite te zeza
Wall Street e regjistroi muajin janar si më të keqin në dekada të tëra, ndërsa të dhënat e errëta ekonomike vazhdojnë të mbajnë peng besimin e investitorëve. Indeksi Dow Jones ra në 8.8 për qind, duke i bërë analistët ta shohin si një parashikim të keq për periudhën që do të vijë. Produkti ekonomik amerikan ra me 3.8 për qind gjatë tre muajve të fundit të vitit të shkuar, rënia më e fortë që nga viti 1982. E keqja, sipas analistëve, është se të dhënat e ekonomike nuk lënë vend për asnjë shpresë përmirësimi.