Jemen, të nëntë personat e rrëmbyer janë vrarë
Akuan - Mediet jemenase japin lajmin e hidhur se të nëntë personat e rrëmbyer në këtë vend janë gjetur të vdekur. “Burime pranë forcave të sigurisë kanë deklaruar se trupat e pajetë të 9 të huajve të rrëmbyer janë gjetur sot ne Akuan”, raportojnë mediet ne faqet e tyre online.
Prestigjiozja gjermane “Der Spiegel”, duke iu referuar burimeve zyrtare, njofton se të nëntë turistët e huaj të rrëmbyer dje në Jemen mund të kenë vdekur. Pesë nga pengjet janë me shtetësi gjermane. Bashkë me ta është një inxhinier anglez së bashku me gruan dhe vajzën e tij, dhe një mësuese nga Koreja e Jugut.
Ministri i Mbrojtjes së Jemenit akuzoi grupet rebele shite si autorë të pengmarrjes së 9 shtetasve të huaj, por këto grupe i kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre. Ndërkohë, një lider lokal fisnor bën të ditur pengmarrja dhe më pas vrasja e tyre mund të jetë kryer nga grupi terrorist i al-Kaidës.