Braun e fyen, ushtari i refuzon dorën e shtrirë
Autori i Lajmit: A.D
Londër - Një pjesëtar i ushtrisë britanike që ka luftuar në Irak tha ditën e djeshme se ai kishte refuzuar ti jepte dorën kryeministrit të tij në shenjë proteste për të treguar “mungesën e respektit” të kryeministrit ndaj Forcave të Armatosura Britanike. Heroi i trupave të këmbësorisë, Johnson Beharry, tha se ai i kishte kthyer shpinën dhe ishte larguar në momentin kur kryeministri i kishte shtrirë dorën për ta takuar gjatë ditës përkujtimore të shërbimit të tyre nëntorin e shkuar. Beharry i tha tabloidit britanik “The Sun” se ai ishte “shumë i zemëruar” nga mënyra se si zoti Braun lëvizte gjatë 2 minutave heshtje duke thënë “se ajo që kishte menduar në ato momente ishte ta godiste. Doja që në ato momente të mendonte për veprimet e tij dhe, me sa duket, funksionoi”. Vetëm ditën e djeshme, Braun i dërgoi ushtarakut një letër personale. “Në letër thuhej se kryeministri kishte admirim personal dhe respektin më të madh të popullit të tij”, - tha zëdhënësi zyrtar i kryeministrit. “Kryeministri ka respektin dhe admirimin maksimal për ushtarakun Johnson Beharry, i cili ka treguar guxim të madh duke i shërbyer vendit”, - shtoi më tej ai. Ushtari tha se mospërfillja kishte ardhur pas një pritjeje në Douning Street, gjatë së cilës ai pretendon se kryeministri ishte totalisht i painteresuar për të dhe ushtarët e tjerë. Me një kritikë ndaj sjelljes së zotit Braun ndaj Forcave të Armatosura, ai i tha “The sun”: “Ai është Kryeministri. Ne në ushtri punojmë për të. Ai duhet të japë një shembull. Nuk mund ta kapërdij se sa mospërfillës është treguar ndaj nesh. Reagimi i tij ndaj uniformës është i tmerrshëm. Kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me zgjedhjet apo me atë që unë dëshiroj që të zgjidhet kryeministër. Problemi im me të është personal, me njeriun Gordon Braun. Beharry është i pari ushtar i Regjimentit të Uellsit nga Batalioni i Parë “Princesha” që jeton në Irak që prej vitit 2004.
Ky lajm është publikuar: 06/04/2010