SHBA, vetizolohet delegacioni shqiptar në OKB
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork – 9 tetor 1977 – Se cili është misioni i delegacionit shqiptar këtu në Kombet e Bashkuara mbetet një nga misteret më të mëdha të këtij institucioni. Pesë anëtarët e këtij delegacioni komunist janë të mbështjellë me një hije misteri dhe kjo javë ka qenë e tillë. Këto shenja u konfirmuan ditën e premte gjatë fjalimit të ministrit të Jashtëm shqiptar, Nesti Nase, përpara Asamblesë së Përgjithshme ku ai sulmoi ashpër dy ish-aleatët – Bashkimin Sovjetik direkt - dhe Kinën tërthorazi. Sulmi kundër Bashkimit Sovjetik ishte i parashikueshëm dhe i pritshëm në të njëjtën kohë, pasi dhe dy vendet kanë kohë që janë ndarë, dhe prej atëherë vetëm janë përplasur. Por sulmet indirekte ndaj Kinës së Kuqe në fjalimin e Nases sugjerojnë se çarjet e muajve të fundit mes (dikur) njërit nga miqtë më guximtarë, tani janë shtuar shumë. Duke folur jashtë Asamblesë së OKB-së në një intervistë për gazetarët e huaj, delegacioni shqiptar braktisi për pak çaste politikën dhe ndau mendimet e tij për jetën këtu në Nju-Jork. Ata thanë se me vetë zgjedhjen e tyre janë izoluar pothuajse hermetikisht nga jeta e këtij qyteti amerikan, duke zgjedhur që të mbyllen në zyrat e tyre të katit të 21 në rrugën 25 East 87-th Street në Manhatan së bashku me anëtarët e tjerë komunistë të delegacioneve mike. Por përse kanë zgjedhur shqiptarët një jetë kaq të kufizuar sociale? “Privatësia jonë është shumë e rëndësishme për jetën tonë personale”, - tha Muhamet Kapllani, sekretari i parë i trupit diplomatik shqiptar. Në të vërtetë shqiptarët kanë fituar një reputacion si të tërhequr nga bota. Sipas pikëpamjes së diplomatëve perëndimorë, homologët e tyre shqiptarë janë ekscentrikë, të cilët janë zhdukur virtualisht nga jeta zyrtare dhe sociale në qarqet diplomatike këtu në Nju-Jork. Kjo mosshfaqje e tyre në publik është bërë akoma më e dukshme që prej muajit korrik, kur në Perëndim u transmetuan lajmet e para të një prishjeje me Kinën. Më parë delegatët e këtyre vendeve shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, veçanërisht në festa të ndryshme. Duke iu adresuar Asamblesë në gjuhën frënge, ministri Nase deklaroi: “Nëse Shqipëria ka marrë dhe mund të marrë ndihmë ndërkombëtare nga një vend socialist, kjo nuk është në asnjë mënyrë vendimtare për të ardhmen e ndërtimit socialist të vendit, edhe nëse ajo mund të bëhet një shkak për shkeljen e sovranitetit apo pavarësisë së vendit tonë”. Një aluzion i tillë i drejtohej Kinës, e cila Shqipërisë i ka dhënë miliona dollarë ndihma, por pa e përmendur me emër. “Askush nuk duhet të ushqejë iluzione se Shqipëria është një vend i izoluar dhe se nuk mund të mbijetojë dot pa ndihmën nga jashtë, apo nëse do të jetë e detyruar të shtrijë dorën për ti kërkuar ndihmë ndokujt”, - vazhdoi më tej Nase, i cili ka dhënë një kontribut shumë të vyer për futjen e Pekinit në organizatë. Nase shtoi se vendi i tij do të mbetej “i lirë, i pavarur dhe i palëkundur në parimet e tij”. Me gjithë vendosmërinë që shfaqi gjatë fjalimit të tij ministri i Jashtëm shqiptar, i cili është një nga diplomatët më me eksperiencë në këtë Asamble, Kapllani u pa gjatë intervistave të ishte disi i shqetësuar pas lajmeve të fundit se administrata Hoxha kishte urdhëruar kinezët që të largoheshin nga Shqipëria. Me një ton të prerë Kapllani tha: “Sështë absolutisht e vërtetë. Ambasada jonë në Beograd i ka hedhur poshtë këto informacione. Ne i kemi ende në Shqipëri personelin kinez, përfshirë dhe stafin teknik”. Shqiptarët dukeshin se mezi po prisnin për të deklaruar se dhe fshatrat më të largët tashmë ishin elektrifikuar shtatë vjet më parë dhe plani i fundit 5-vjeçar e kishte vënë theksin tek industria e rëndë dhe bujqësia. Shqipëria nuk ka taksa, - thanë diplomatët dhe gratë përbëjnë 48 për qind të forcës punëtore të vendit dhe rreth një të tretën e Asamblesë Popullore, organit më të madh legjislativ të vendit. Delegatët thanë gjithashtu se qendrat e rikrijimit (apo të quajtura ndryshe qendrat pioniere) po zhvilloheshin përgjatë detit Adriatik dhe se kishte pasur një rritje të numrit të turistëve nga vende të tilla si Gjermania Lindore dhe Hungaria, vende linjat ajrore të së cilave së bashku me kinezët shkojnë në Tiranë, kryeqytetin prej 200 mijë banorësh. Shtypi shqiptar tashmë ka nisur sulmet ndaj mbështetësve të “teorisë së tre botëve”, e cila u zhvillua nga udhëheqësit kinezë për tiu shërbyer që të justifikonin marrëdhëniet e përmirësuara me Shtetet e Bashkuara. Ai sulmoi gjithashtu udhëheqësit e Botës së Tretë, si Mobutu Sese Seko (Presidenti i Zairesë), të cilët janë mbështetur nga Kina. Fillimet e debatit të tanishëm mund të vihen re dhe në mosmiratimin e heshtur me të cilin Shqipëria mirëpriti diplomacinë e ping-pongut, që i hapi rrugën Presidentit amerikan, Nikson, drejt një vizite në Pekin pesë vite më parë. Por shqetësimi i Hoxhës për Kinën u rrit, pa dyshim, pas vdekjes së udhëheqësit Mao Ce Dun, vitin e kaluar dhe spastrimit të fraksionit radikal në udhëheqjen kineze. Që prej vitit 1974 Hoxha ka spastruar shumë anëtarë të administratës së tij, të cilët përfaqësonin llojin e komunizmit pragmatist, i përkrahur nga ata që sot duket se po akuzohen në Pekin. Që kur Shqipëria u prish me Bashkimin Sovjetik në vitin 1961 dhe u shndërrua në aleaten e shpejtë të Kinës, ajo ka ndjekur linjën e drejtimit të Kinës, më maoiste të mundshme, duke vendosur pastërtinë ideologjike përpara zhvillimit ekonomik. Ajo ka përbuzur kontaktin me Perëndimin dhe ka kritikuar hapur Pekinin për avancimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën Perëndimore.
Ky lajm është publikuar: 06/04/2010