E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqimi me qumështin e nënës shpëton jetë dhe para

Autori i Lajmit: Redaksia

Çiakgo – Jetët e pothuaj 900 fëmijëve do të shpëtoheshin çdo vit pa koston e miliona dollarëve nëse nënat amerikane do të ushqenin fëmijët e tyre me qumështin e gjirit në gjashtë muajt e parë të jetës. Këto janë rezultatet e një studimi të fundit. Rezultatet mbresëlënëse u botuan online ditën e hënë në gazetën “Pediatria” dhe janë vetëm një vlerësim. Por shumë ekspertë, të cilët i kanë riparë rezultatet e analizës, thanë se metodat e përdorura dhe përfundimet janë të bazuara. “Sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të jetë i vetëdijshëm se ushqimi me gjirin e nënës përbën një dallim shumë rrënjësor”, - thotë dr. Ruth Laurence, i cili drejton Akademinë Amerikane të Pediatrisë (departamentin e ushqimit të gjirit). Zbulimet tregojnë se ka qindra vdekje dhe shumë sëmundje të kushtueshme çdo vit që vijnë nga problemet shëndetësore dhe që pirja e qumështit të nënës mund ti evitojë. Ndër këto sëmundje përfshihen viruset e stomakut, infeksionet e veshit, azma, diabeti i fëmijëve, sindroma e vdekjes foshnjore madje dhe leucemia foshnjore. “Magnituda e përfitimeve shëndetësore e lidhur me ushqimin me gji është nënvlerësuar në shkallë të madhe”, - thotë dr. Melissa Bartick, një doktoreshë e sëmundjeve të brendshme dhe instruktore në Shkollën Mjekësore të Harvardit. Ushqimi me gji është konsideruar ndonjëherë një zgjedhje mënyre jetese, por Bartick e quan atë një çështje shëndetësore publike. Mes përfitimeve që ai sjell janë: antitrupat që qumështi përmban, të cilat i ndihmojnë fëmijët që të luftojnë infeksionet. Por ai mund të ndikojë gjithashtu në nivelin e insulinës në gjak dhe fëmijët e ushqyer me gji kanë më pak shanse të zhvillojnë diabetin dhe obezitetin. Analiza ka studiuar dhe prevalencën e 10 sëmundjeve të zakonshme foshnjore, kostot e trajtimit të tyre, përfshirë dhe shtrimin në spital, dhe imunitetin ndaj sëmundjesh të tjera studimet e kanë lidhur me ushqimin me gji. 13 miliardë dollarë mendohet të përllogariten dhe humbjet për shkak të përdorimit të ulur të qumështit të nënës duke përfshirë dhe llogaritjet e ekonomistëve. Metodat ishin të ngjashme dhe me ato të një raporti qeveritar të vitit 2001, i cili thoshte se çdo vit mund të kurseheshin 3.6 miliardë dollarë nëse 50 për qind e nënave do ti ushqenin fëmijët e tyre me gji për gjashtë muajt e tyre të parë të jetës. Kostot janë rritur që prej atëherë, po ashtu dhe numri i fëmijëve që pinë qumështin e nënës. Rreth 43 për qind e nënave amerikane u japin fëmijëve gji për të paktën gjashtë muajt e parë të jetës, por vetëm 12 për qind ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë që rekomandojë politikën e mësipërme. Pediatri Larry Gray, nga Univeristeti i Çikagos i quajti këto studime imponuese. Por ai tha nga ana tjetër se nënat që nuk u japin gji fëmijëve për gjashtë muaj, nuk duhet të fajësohen apo ti bëjmë të ndihen fajtore, sepse profesioni i tyre ua pengon ta bëjnë diçka të tillë.

Ky lajm është publikuar: 06/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›