E Diel, 1 Nëntor 2026

Terreblanches, demagogu që u përpoq të kthente orën e aparteidit

Autori i Lajmit: Redaksia

Pretoria - Lideri i ekstremit të djathtë në Afrikën e Jugut, Eugene Terreblanche, i cili u vra ditën e shtunë, ishte një figurë shumë e debatueshme në politikën afrikanojugore prej shumë vitesh. Në vitet përpara se Neslon Mandela të fitonte zgjedhjet e para demokratike të vendit më 1994, Terreblanche dhe lëvizja e tij paraushtarake AËB premtoi të sillte luftën në Afrikën e Jugut më mirë sesa të pranonte sundimin e shumicës. Në një nga tubimet e kësaj lëvizjeje në kryeqytetin afrikanojugor vitin e shkuar përpara zgjedhjeve të përgjithshme, Terreblanche u tha mijëra mbështetësve: “Nëse ANC-ja (Kongresi Kombëtar Afrikan) kërkon luftë, atëherë duhet tua japim miqtë i mi”. Ndërsa kërcënimet vazhduan edhe me një ton më të ashpër kur disa javë më vonë rojet e tij shkatërruan një mjet të blinduar në Qendrën Botërore Tregtare në Johanesburg, ku po zhvilloheshin negociatat për të krijuar një Afrikë të Jugut demokratike. Qindra militantë të armatosur të AËB-së hynë në ndërtesë dhe nisën të kërcënojnë dhe godasin delegatët që ishin duke negociuar. Delegatëve kryesorë iu desh të fshiheshin në zyrat e tyre, ndërsa Terreblanche dhe njerëzit e tij u betuan se do ti ndalnin me forcë negociatat nëse do të ishte e nevojshme. AËB “Lëvizja Afrikane e Rezistencës” e kishte treguar dhe më parë dhunën e saj. Në vitin 1991, ajo ishte përleshur me policinë për të kundërshtuar planet e Partisë Kombëtare për të nisur procesin e negociatave me ANC-në. Dhe tek Terreblanche, AËB-ja kishte gjetur një lider, i cili mund ta shndërronte ekstremin e djathtë afrikan në një forcë luftuese, e cila besonte se mund të ndalte fundin e sistemit aparteid dhe të krijonte një Afrikë si atdhe të të bardhëve. Terreblanche ka folur në shumë manifestime dhe ska dyshim që ai është një folës shumë elokuent. Me zërin e tij imponues ai kishte arritur të bënte për vete një turmë dhe ti frymëzonte ata ta ndiqnin. Ishte një poet i lindur dhe një ish-aktor, përdorimi i gjuhës së të cilit ishte një element thelbësor në lidershipin e lëvizjes së ekstremit të djathtë. Ai u përpoq të mbante qëndrim romantik si një lider dhe do të vishte uniformat ushtarake mbretërore përpara mbështetësve të tij në sheshe. Ky pompozitet i kishte kushtuar dhe një rrëzim nga kali gjatë një tubimi. Ai ishte një njeri që i pëlqente të dukej, por analistët në Afrikën e Jugut nuk ishin asnjëherë të sigurt se sa seriozisht duhej marrë. Mes pompozitetit ushtarak dhe fjalimeve të tij të zjarrta që kërcënonin për luftë dhe ndarje kishte gjithnjë një element që e bënte atë një diktator komik. Për ata gazetarë që kanë mbuluar në terren periudhën e tranzicionit afrikanojugor të demokracisë në atë kohë, kërcënimi i një lufte civile dukej shumë i vërtetë. Por ai ishte më shumë një rivalitet i dhunshëm politik mes ANC-së dhe Partisë së Lirisë. Kërcënimet e Terreblanches për të shkuar në luftë dukeshin gjithnjë si një shfaqje e dhunshme e pazakontë më shumë sesa një pengesë e vërtetë për ardhjen përfundimtare të demokracisë.

Vrasja e Terreblanches, kërkohet hakmarrje

Johanesburg - Anëtarë të partisë së ekstremit të djathtë jugafrikane, AËB, janë zotuar të hënën se do të marrin hak për rrahjen për vdekje të liderit të tyre, Eugene Terreblanche, nga dy bujq me ngjyrë. Ata kanë thënë se vrasja ishte një “deklarim lufte të bardhëve” nga ana e jugafrikanëve me ngjyrë. Policia ka thënë se Terreblanchen e kishin rrahur me mjete të forta derisa kishte ndërruar jetë. Vrasësit, një 21 vjeç e tjetri 15-vjeçar, do të paraqiten para trupit gjykues. Andre Visagie, sekretar i partisë së Terreblanches, ka thënë se anëtarë të partisë së tij nuk do të heqin dorë nga hakmarrja. Ai shtoi se ka një “zemërim të tërbuar” të adhuruesve të liderit ekstremist të të bardhëve të Afrikës së Jugut. Ndërkohë, presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka bërë thirrje që në këto kohë plot tensione të ruhen nervat, duke thënë se shteti nuk duhet ti kthehet kohës së përgjakshme kur kishte përplasje ndërmjet bashkësive me ngjyrë të ndryshme. Lideri i të bardhëve ishte vrarë të shtunën në fermën e tij. Policia ka thënë se ka bërë hetime në vendin e ngjarjes dhe dëshmitë do ti dorëzohen hetuesisë.

Ky lajm është publikuar: 06/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›