Dhori Kule: “Diploma e Bolonjës e paqartë, do të ndryshohen ciklet e studimit”
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Jo rastësisht ai është quajtur “rektori i studentëve”, pasi mbështetjen që u ka dhënë të rinjve profesor Dhori Kule, askush tjetër nuk e ka bërë më parë. Për rektorin rritja e cilësisë së shërbimit dhe, në veçanti, përsosja e nivelit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, arrihen nëpërmjet komunikimeve të vazhdueshme dhe të frytshme me studentët, madje nuk ka asgjë të gabuar nëse marrëdhënia pedagog-student miqësohet deri në një ndeshje futbolli...
Saktësimi i cikleve të studimit të Procesit të Bolonjës, autonomia e munguar e universiteteve, auditoret, pushteti i notës që ushtron pedagogu mbi studentin apo masivizimi i universiteteve janë pesë çështjet kryesore që janë në rendin e ditës të punës së Rektoratit të UT-së. Por kur dhe si do të realizohen këto reforma të cilat do ta çojnë drejt standarteve cilësore Universitetin e Tiranës, tashmë drejt synimeve konkurenciale me universitetet evropiane. Të gjitha këto i rrëfen në një një intervistë ekskluzive për gazetën “Ballkan” rektori i Universitetit të Tiranës Prof.Dr. Dhori Kule.
1. Procesi i Bolonjës është cilësuar nga drejtuesit e arsimit si modeli më i mirë dhe më i suksesshëm, por ne kemi parë raste të reagimit të studentëve deri në grevë urie, ndaj disa pikave të këtij sistemi që kanë pasur të bëjnë me formatin e diplomës apo me vazhdimin e ciklit të dytë të studimeve DND? Realisht a ka nevojë për përmirësime Karta e Bolonjës në vednin tonë dhe nëse po, ku konkretsiht?
Fjala Bolonjë apo Deklarata e Bolonjës tashmë ka marrë të drejtë qytetarie, dhe diskutimet ose shfaqjet e verifikuara tregojnë që ky proces ka nevojë për përmirësime, dhe aktorët e interesuar universitetet dhe ato që konsumojnë shërbimin e universiteteve si dhe MASH e ka këtë sensibilitet, që të bëhen përmirësimet që ky proces të jetë sa më i suksesshëm. Por gjithë këto probleme dhe shfaqje të verifikuara konkludojnë në kornizën ligjore të funksoinimit të procesit të Bolonjës, dhe Ministria e Arsimit ka marrë një inisiativë tani së bashku me universitetet, ata po shohin çfarë përmirësimesh të momentit mund të bëjnë në Ligjin për Arsimin e Lartë për tia përshtatur sa më mirë Deklartës së Bolonjës. Problemi më kryesor me këto përmirësime që duhet të bëjmë është konsolidimi dhe saktësimi i ciklit të studimeve që lidhet dhe me formën e diplomës. Kur kanë firmosur ministrat e Arsimit në Bolonjë deklaratën e tyre, janë shprehur krahas të tjerave për ciklet e studimit në funksion të unifikimit të tregut europian të arsimit të lartë. Në deklaratë përshkruhet në mënyrë eksplicite që cikli i parë i studimeve duhet të jetë të paktën tre vjet, dhe jo domosdoshmërisht tre por më shumë se sa 3, dhe ky lloj përmirësimi apo saktësimi është i nevojshëm të bëhet në korinzën tonë ligjore, cilkli i dytë i studimeve së bashku me të parin duhet të bëjnë 5 vjet, pra mund të jetë 3 + 2 ose 4 + 1 sipas specifikave të degëve dhe specialiteteteve të ndryshme, me një mesazher përfundimtar që është tregu (pra tregu i punës bën testimin se me sa kohë i duhet të mbyllë ciklin e Bolonjës studenti).
2. Çfarë u verifikua gjatë këtyre dy viteve të aplikimit të Ligjit të Arsimit të Lartë?
U verifikua nevoja që edhe ne në ligj ta shprehim qartë siç e ka e gjithë bota që cikli i parë i studimeve është të paktën 3 vjet sepse janë parë edhe forma të ndryshme të reagimit të studentëve deri në protesta e greva urie për formatin e diplomës etj, për vazhdimin e DND; (DNP) apo MNP etj,. Por e gjithë kjo rrëmujë në themel e kishte një shpjegim që kishte të bënte me tregun e punës i cili nuk i kishte hapur dyert për këto diploma dhe këta studentë (sepse ndryshe ata nuk do dilnin në grevë). Pra kjo tregon që çdo cikël studimi duhet të jetë i maturuar, si cikël më vete që të ketë mundësi ta absorbojë tregu i punës, dhe në këto kushte është përgjegjësia e universiteteve se si do ta formatojnë kohën e studimeve me 3 + 2 me 4 + 1 për dy ciklet e para. Por kanë edhe një problem tjetër diplomat tona, në ciklin e dytë të studimeve dhe në ciklin e tretë është parashikuar një diplomë që nuk e kanë vendet e tjera të Evropës që është Masteri i Nivelit të Dytë (MND). Ky master tek ne ka marrë atribute të Doktoraturës pra kush mbaron MND-në ka të ezauruar edhe pjesën teorike të Doktoraturës, 60 kreditet e Doktoratuës, gjë që nuk është e drejtë dhe normale. Kjo pasi masterat në vetvete, duhet ti kenë të ndara destinacionet, janë ata studentë që do të shkojnë në mnëyrë ezauruese në tregun e punës dhe një pjesë tjetër është ajo pjesë e studentëve që kanë prirje akademike (pra këta të fundit duhet të vazhdojnë doktortaurën). Forma e tanishme është konfuze kështu që edhe në rastin e MND-së ciklet e studimit duhet të ndahen, të saktësohen, të thjeshtëzohen, në mënyrë që çdo diplomë ta dijë destinacionin përfundimtar të saj, dhe tregu të marrë informacionin nga universiteti që kjo diplomë është më e fundit nga pikëpamja e shkollimit në tregun e studimeve, nuk ka nevojë ti kërkojë shkollime të mëtejshme. Në fushën e Ekonomisë, Amerika Masterin në Adminstrim Biznës për destiancionin e adminstratorëve në sektorin publik dhe privat e ka të formës ezauruese, përfundimtare, nuk i kërkon tregut të bëjë doktoraturë. Kurse tek ne në një moment kur nuk janë vendosur kornizat se kush është forma apo diploma e fundit që kërkon tregu, kandidatët rendin dhe kërkojnë të marrin çcfarëdolloj diplomash sa më të larta duke menduar që kështu bëhen më konkurencialë. Por kjo rrugë nuk do të thotë që është e drejtë dhe e saktë, pasi Doktoratura në vetvete si cikli i tretë i studimeve, është detyrim për ata që janë në institucionet akademike pra pedagogët, kërkuesit në institute dhe persona të caktuar që kanë prirje kërkimi dhe që ia kërkon vendi i punës. Pra duhen ndarë ciklet e studimit për të shmangur edhe konfuzionin që del në tregun e punës në përshtatje me tregun e punë në përshtatje me tregun e diplomave që ofrojnë universitetet. Kështu që Bolonja në Shqipëri ka gjetur mirëkuptimin e aktorëve, por ka nevojë për tu saktësuar në praktikën e zbatimit të saj me realitetin shqiptar.
3. Autonomia e universiteteve është një ndër kriteret bazë të procesit të Bolonjës, gjë që nuk është arritur nga universitetet shqiptare. Rasti “Shaska” tregoi që universitetet nuk kanë të drejtë vendimarrje as për pranimin e studentëve që do të diplohen në vetë ato. Çfarë po bëhet aktualisht për ta ndryshuar këtë situatë?
Problemi i Autonomisë së Universiteteve është një problem që tashmë diskutohet në të gjitha vendet dhe jo vetëm në Shqipëri, e cila ka vetëm 20 vjet që është futur në rrugën e funksionimit demokratik. Pra edhe në vende të konsoliduara me universitete shekullore përsëri autonomia ka vend për përmirësim dhe diskutim. Natyrshëm ky proces është i domosdoshëm pasi vijmë nga një vend ku gjithçka ka qenë e centralizuar. Autonomia institucionale e universiteteve shqiptare duhet të fuqizohet, këtë gjë e ka kërkuar edhe vetë kryeminsitri Berisha, dhe të forcohet funksionimi i decentralizuar brenda strukturave të universitetit. Universitetet duhet të kenë të drejtë vendimmarrëse sa më të gjerë për çështjet e tyre. Në Shqipëri universitetet nga pikëpamja ligjore kanë marrë të shprehur në formë eksplicite një të drejtë Kushtetuese të autonomisë së tyre që ua ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Në nenin 64 të ligjit të Arsimit të lartë Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një paragraf të nenit në të cilin shprehej se ministri i Arsimit ka të drejtë të shfuqizojë çdo akt që nxjerrin organet drejtuese të arsimit të lartë. Ky element është qujatur antikushtetues. Kjo në vetvete shpreh në mënyrë eksplicite që se ka asnjë universitet tjetër në botë faktin që vendimmarrjen e universiteteve nuk mund ta shfuqzojë as MASH dhe asnjë universitet tjetër, me përjashtim të Gjykatës. Pothuasje në të gjitha vendet e Evropës pas daljes së Ligjit të Arsimit të Lartë rregullimet i bëjnë vetë universitetet me aktet e tyre, në statut apo rregullore. Por tek ne ka shumë akte që janë nxjerrë nga institucione jashte universiteteve, VKM apo udhëzime ministrash të cilat që në kontaktin e parë tregojnë që rregullues bëhet dikush që është jashtë universiteteit. Autonomia institucionale dhe funksionale nuk është njëlloj si në vendet e tjera. Pra rregullimi duhet ti lihet si pjesë e vendimarrjes vetë universiteteve, dhe jo që për çdo gjë të vendosin ata që janë jashtë universiteteve. Kjo kërkon kohë dhe formulimin e një ligji të ri të arsimit të lartë. Pra autonomia e universiteteve ka nevojë të përmirësohet në vendin tonë. Një nga elementët brenda kapitullit të autonomisë është ai i autonomisë financiare, sepse edhe autonomitë e tjera pa këtë nuk mund të bëhen realisht funksionale, dhe pikërisht për këtë tashmë është ngritur një grup pune nën drejtimin e ministrit të Arsimit, ekspert të fushës financiare dhe 3 rektorë universitetesh, ku po shikohen modelet dhe po përgatiteten propozimet për aktet përkatëse ligjore të financimit të arsimit të lartë me idenë që funksionimi financiar të bëhet sa më autonom. Por kjo autonomi financiare sigurisht që në vetvete shton edhe përgjegjësinë e universiteteve ku çdo vendimamarrje do të realizohet në nivel departamenti, dhe lënia e kompetencave në nivel departamenti nuk do të thotë papërgjegjshmëri, nuk do të thotë abuzim, sepse ky është dallimi i sistemit kapitalist nga ai socialist. Decentralizimi është njëkohësisht shtimi i përgjgjësisë, ndërsa vendimarrja centralizuar është vërtetuar që është korruptive.
4. A do të kemi më shumë kuota studimi këtë vit akademik dhe si do të ndahen ato?
Po ne kemi kemi propozuar më shumë kuota se një vit më parë dhe vazhdojmë të ndjekim këtë politikë të rritjes së kuotave të studimit, sepse veç kuotave të ciklit të parë të studimeve tashmë qytetarët duhet ta dinë që janë edhe kuota për ciklet e dyta dhe të treta të studimeve. Pra kur bëhen llogaritjet e kuotave të pranimit ne nuk numërojmë vetëm, 7 mijë kuota për ciklin e parë por edhe kuota për Master të Niveleve të ndryshme apo Doktoraturat. Konkretisht vetëm sivjet ne kemi 1 mijë kuota për doktoraturat. Pra pranimet në të gjtha ciklet e studimit do të jenë në rritje vit pas viti, këto politika ndiqen edhe ne universitetet e vendeve të tjera, por e rëndësishme është rritja e standarteve jo vetëm në Universitetin e Tiranës, por edhe të rretheve, kjo edhe për të bindur studentët e rinj që të mos konkurojnë vetëm në kryeqytet por edhe në rrethe. Kjo për të shmangur edhe një fenomen negativ që është shfaqur vitet e fundit (që është tipike edhe e vendeve të tjera) që ka të bëjë me diplomimin e specialsitëve apo të studentëve në Tiranë të cilët më pas nuk kanë dëshirë të kthehen e të punojnë në rrethet nga vijnë, por kërkojnë medoemos të qëndrojnë në kryeqytet. Ndaj politikat arsimore duhet të fokusohen edhe në fuqzimin e arsimit rajonal, që edhe zhvillimi gjeografik rajonal të jetë sa më i harmonizuar dhe kjo më tej ndikon edhe në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit ku universitetet kanë përgjegjësinë e tyre.
5. Po ndiqet një politikë e masivizmit të universitetve, por ka një treg të vogël punësimi? Si mund të shkojnë bashkë këto dy politika në një shoqëri?
Universitet shqiptare kanë arritur në 40 gjithsej (publike dhe private) dhe janë në procesin e realizimit të politikave reformuese për zhillimin e arsimit që fokusohet në dy pika; masivizimi i arsimit të lartë i shoqëruar me standarte cilësore. Kjo pasi masivizimi në gjithë botën, (pra njerëzit e shkolluar) kanë treguar që e krijojnë vetë tregun e punës edhe kur ky i fundit nuk egziston. Pra ka një korrelaion që shkollimi është në favor të punësimt, koncepti që shkolla të jetë elitare them se tashmë është një koncept i kohës së komunizmit, (pra që një grup i vogël njerëzish të bëjnë shkollën e lartë), madje ne jemi shumë larg numrit të studentëve për banorë krahasuar me vendet e tjera të Evropës. Masivizimi për një shoqëri demokratike është një domosdoshmëri, por jo një masivizim pa kritere dhe pa standarte cilësore. Marrim një shembull, një qytetar u shkolluar dhe një i pashkolluar përballë tregut të punës, është vërtetuar që individët e mençur krijojnë treg të ri pune me idetë dhe vullnetin e tyre. Pra nga pikëbamja e punësimit personit të shkolluar i lindin ide për të ngritur hapësira puënsimi më tepër se një i pashkolluar, individët e mençur kanë ide për të hapur treg të ri pune, dhe këto i kemi parë konkretisht në realitein shqiptar. Sa biznese të rinj janë hapur kohët e fundit, që nuk kanë egzistuar më parë në vendin tonë, dhe të gjitha këto kanë qenë ide të këtyre njerëzve të shkolluar si në Shqipëri ashtu edhe në perëndim. Ndaj ne jemi pro politikave të masivizimit, sepse vetë masivizimi krijon treg të ri pune edhe kur ky i fundit nuk egzsiton. Trgeu i punë nuk krijohet me vendime qeverie por me individë. Dhe nga kjo pikëmapmje tashmë që unë jamë edhe në krye të Konferencës së Rektorëve, kemi detyrimin që bashkë më anëtarët e kësaj konference ta kryejmë sa më mirë misionin për një shërbim sa më të mirë të universiteteve kundrjet qytetarëve si nga ana infrastrukturore ashtu edhe nga thjeshtëzimi i cikleve të studimit apo prurjet e duhura në stafin pedagogjik.
6. Kryeministri Berisha në një nga mbledhjet e qeverisë ka deklaruar se universitetet tona kanë nevojë për pedagogë të rinj, pasi raporti student-pedagog nuk është në standartet e kërkuara. Sa pedagogë shtesë do të rekrutohen këtë vit akademik në UT dhe a do të favorizohen të diplomuarit jashtë vendit?
Procesi i rekrutimit të stafeve pedagogjike është edhe pjesë e standarteve cilësore, pasi nuk mund të flasësh për univesitet me standarte, nëse nuk ke numrin e nevojshëm të pedagogëve. Fatmirësisht këo vitet e fundit ne kemi patur rritje të numrit të pedagogëve, ku vetëm vitin e kaluar morëm 160 pedagogë të rinj ndërsa këtë vit pritet të rekrutohen edhe 40 të tjerë, duke u përpjekur të arrijmë në ato standarte cilësore të balancimit të raportit student-pedagog. Madje në një pjesë të fakulteteve ky raport është arritur, si te Mjekësia, te Shkencat, te Gjuhët e Huaja, ndërkohë po përpiqemi që ta rregullojmë këtë disproporcion edhe në fakultete si Ekomiku, Juridiku, Shkencat Politike. Krahas stafit të përgatitur (ku e them me bindje që Universiteti i Tiranës e ka, pasi ne kemi sot 1 mijë pedagogë ky gjysma janë me tituj dhe grada, që është një pasuri e madhe), nevojitet edhe materiali kërkimor dhe studimor si literatura apo tekstet, ku nevojitet stimulim i politikës së përkthimit (të pedagogëve që përkthejnë tekste). Pra në këtë fushë ka hapësira për të punuar pasi studentët e degëve të ndryshme nuk janë pajisur me tekste të mira që pasqyrojnë të rejat nga shkenca. Pra duhet punuar në fushën e kërkimit shkencor i cili realizohet në forma të ndryshme, ne kemi problemin e doktoraturave në vetete, pasi aplikantët e rinj në këtë cikël studimi duhen orientuar në kërkimin shkencor në nivel departamentesh. Pra doktorantët krahas propozimeve të tyre kanë edhe propozimet e departamenteve për të realizuar tema studimore. Kësisoj deparatamentet do të përdorin pozitivisht kandidatët për doktoraturë, për të realizuar kërkime shkencore në fusha të caktuara që i mbulon secili prej departamenteve. Kushtet për të bërë kërkime dhe studime shkencore janë, pasi që të bëhet një kërkim apo një studim në një fushë nevojitet një udhëheqës apo profesor i mirë që të dijë se në cilin drejtim do të bëhet studimi dhe gjithashtu duhen kandidatë të aftë të interesuar për një studim të caktuar, ku të shfaqin prirjet e tyre. Pra ne këto resurse i kemi, këtë vit janë 1 mijë kandidatë që do të bëjnë studime doktorature dhe varet nga profesorët se si do të punojnë dhe do të kryejnë kërkimet përkatëse. Ndërsa kërkimi shkencor që lidhet me laboratorët ka nevojë për përmirësim, në këtë pikë na ka mbështetur me fonde si Qeveria ashtue dhe Banka Botërore për të siguruar laboratorët apo infrastrukturën e duhur kërkimore. Këtu hyn edhe një detyrë e jona për të shfrytëzuar projektet evropiane, pasi universitetet kanë mundësi të sigurojnë me miliona euro fonde nga këto projeket të ndryshme për këkrimin shkencor. Sa i përket favorzimit të studentëve të diplomuar jashtë, nuk është ky realiteti. Në të vërtetë vitin e kaluar kur ne morëm 160 pedagohë shtesë, vetëm 20 prej tyre ishin të diplomuar jashtë vendit, të tjerët kishin përfunduar studimet në universitetet tona. Nuk jemi për një formë të tillë diskriminimi, por në rastet kur aplikojnë profesorë që kanë kryer doktoratura në universitete të mira jashtë vendit, atëherë i punësojmë menjëherë, ska nevojë për konkurs sepse doktoratura në një universitet perëndimor, sigurisht që vlen dhe fatkeqsisht ne kemi shumë pak specialistë të tillë të cilët janë kthyer për të punuar në Shqipëri, sepse nëse kthehen ne do të ishim të nderuar ti punësonim (dhe madje ti bënim emrëimet që në Rinas pa mbërritur ende në Tiranë). Realisht ne duhet të falenderojmë edhe shtetet që i kanë specializuar kandidatët shqiptarë. Në rekrutimin e pedagogëve ne synojmë të përzgjedhim më të mirët, një vit më parë konkuruan 850 kandidatë dhe u pranuan 160 prej tyre.
7. Politika e masivizimit të universiteteve ka sjellë problemin e auditoreve. Një pjesë e mirë e studentëve nuk kanë ku të bëjnë mësim, leksionet ndiqen me dy turne. Është folur për ngritjen e një Kampusi të ri universitar, por këtë vit çfarë zgjidhje konkrete do të jepet?
Ky është një problem momental i universiteteve tona pasi aktualisht një pjesë e mirë e fakulteteve janë në rikosntruksion dhe studentët po kryejnë mësim në fakultete të tjera të cilat fatmirësisht na janë gjendur pran. Madje kemi pasur edhe mbështetjen e disa universiteteve private (ku unë gjej rastin ti falenderoj), pasi ne po shfrytëzojmë ambientet e tyre për zhvillimin e leksioneve, konkretisht për sistemimin e studentëve të Drejtësië dhe Shkencave Sociale, ndërkohë që po përfundon rikonstruksioni i Kinoklubit të Qytetit Studenti. Por veçanërisht duhet përmendur fakti që jemi në përfundim të dokumentacionit për Kampusin e ri Universitar që do të zgjidh përfundimisht problemin e auditoreve, ku Kampus do të ketë një kapacitet mësimdhënës edhe për 12 mijë studentë të rinj. Shpesh dëgjoj një koncept të gabuar që egziston këtu në vendin tonë, atë të zhvillimut të mësimit më dy turne, por këtu nuk ka asgjë të gabuar. Edhe në vende shumë të zhvilluara si në Amerikë apo në Japoni mësimi në auditore nis në orën 8 e 30 të mëngjesit e përfundon në 22:00 të mbrëmjes. Madje në Japoni universitetet qëndrojnë hapur 24 orë, ku studenti në bazë të orareve mund të zgjedh vet se kur ka kohë dhe dëshirë për të ndjekur leksionet. Pra kohëzgjatja e shfrytëzimit të ambienteve universitare shtrihet në kohë, dhe nuk mund të ankohemi se nuk kemi godina kur ne i përdorim këto ambiente nga ora 9 e mëngjesit e deri në orën 4 pasdite, pasi ky është një luks për çdo vend dhe nuk jemi aq të pasur sa të shpërdorojmë pasuritë tona. Them se duhet të hiqet koncepti i turneve në universitete. Është e vërtetë që me shtimin e numrit të studentëve kemi nevojë për ambiente shtesë, një pjesë e të cilave do të jenë gati vitin e ri akadmik 2010-2011.
8. Në fakultetet tona flitet për pedagog që ushtrojnë presion note në mënyrë abuzive ndaj studentit, aq sa kanë krjuar monopole lëndësh. Nga ana e tyre studentët nuk reagojnë hapur sepse i frikësohen ngeljes apo “syrit të keq” të pedagogut që ndikon më pas në diplomimin e tyre. A ka një zgjidhje për këtë problem?
Kjo është një çështje që edhe mua më ka shqetësuar si rektor dhe që e kam në rendin e ditës të punëve të UT-së. Fenomeni i monopoleve të pedagogëve shpjegohet me faktin se në universitetet tona kemi akoma elementë të shkollës lindore nuk po bëhemi ende plotësisht perëndimorë. Nëse do të bënim një krahasim, në perëndim nuk ndodh kurrsesi që pedagogu të ushtrojë mbi studentin pushtetin e notës në mënyrë abuzive, sado e vështirë të jetë lënda dhe çfarëdo karakteri individual të ketë pedagogu. Sigurisht që edhe në shkollat perëndimore ka pedagogë të karaktereve individuale, të vështirë, ashtu sikurse edhe këtu tek ne ka pedagogë që e kanë për kënaqësi ta mbushin procesverbalin me katra. Por kjo zgjidhet me procedurë, që do të thotë me gjithë dëshirën e pedagogt për të ngelur masivisht studentët, nuk mund tu vendos të gjithëve katra jashtë vullnetit dhe realitetit. Atë çka ne kemi nisur të bëjmë tani është pikërisht zhdukja e këtij pushteti. Unë kam pritur ankesa dhe reagime të studentëve të cilët nuk duhet të tremben nga pedagogët por të shfaqin problemet që kanë me çdo pedagog. Për këtë ne kemi shpërndarë para pak kohe një tip formulari anonim ku studentët do të shprehen mbi pedagogët e tyre dhe nëse rezultojnë abuzime në notë apo sjellje të tjera abuzive, do të merren masa ndaj këtyre pedagogëve deri në paralajmërimin për pushim nga puna. Ne duhet të ndjekim modelin e raportit të pedagogëve dhe studentëve të perëndimt, të cilët së bashku luajnë futboll, shkojnë në parti, në kinema etj. Aktualisht kanë mbërritur në zyrën time sugjerime dhe propozime nga studentë të Mjekësisë, Ekonomikut, të bëjmë një rregullore që të jetë në favor të heqjës së pushteteve abuzive të personave të veçantë.
9. Por cilat janë parimet e përgjithshme që heqin pushtetin e veçantë abuziv të pedgaogut?
E para është heqja e pengesave administrative, e dyta krijimi i hapësirave apo i lirirsë më të shepshtë të testimit të studentëve në provimet që ngelin apo që duan përmirësim note. Këtë vit për herë të parë kemi përfshirë pyetësorin e vlerësimit anonim që do të plotësojnë studentët para çdo provimi, për pedgagogun e lëndës, si dhe për tekstet, infrastrukturën etj, dhe kjo formë është një stepje apo presion automatik ndaj pedagogëve që abuzojnë me detyrën e tyre. Pra fidbeku i studentëve në këtë pikë është tepër i rëndësishëm, studentët kanë mbështetjen time si rektor i UT-së, ku vetë ata më kanë quajtur “rektor i studentëve”. E cilësoj një turp korrupsionin që mbizotëron ndonjëherë në universitetet tona, kur studenti paguan për të marrë notën. Madje po abuzive është dhe e kundërta, kur në mënyrë të padrejtë një student merr notë pozitive për miqësi me pedagogun dhe të tjerë studentë vlerësohen negativisht edhe pse meritojnë më shumë, por ka dhe raste që pedagogu nuk vjen pothuajse fare në auditor dhe në fund u vendos në masë nota pozitive apo negative studentëve, duke i lënë këta të rinj të papërgatitur për lëndën që ai vetë jep. Ky është një proces që po përpiqemi ta shmangim me mështetjen e vetë studentëve dhe të senateve që ata vetë kanë ngritur. Madje do të ishte ideale që drejtuesit e strukturave të mbrojtjes së të drejtave të studentëve të jenë studentë të shkëlqyer që nuk e kanë frikën e notës dhe në këtë mënyrë të shfaqin hapur pakënaqësitë apo problemet e tyre me pedagogët, sespe studentët e dobët ndodh që kompromentohen nga nota. Në mënyrë absolute pedagogu nuk mun ta përdorë pushtetin e vet sipas qejfit.
10. Në cilën fazë ka mbërritur procesi i akreditimit të universiteteve shqiptare?A i plotësojnë standartet e kërkuara institucionet e arsimit privat në vendin tonë?
Fatmirësisht jemi futur në procesin e akreditimit. Ka një financim nga Banka Botërore në bashkëpunim me një kompani gjermane (DAD) si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, ku kjo kompani po punon në të gjitha universitetet shqiptare (publike dhe private). Pra hapat janë konkretë, ekspertët e huaj që kanë ardhur, çdo ditë monitorojnë punën në universitete dhe do të konkludojnë për çdo problem dhe përmirësim të arsimit shqiptar në tërësi, siç është edhe përmirësimi i anës ligjore në arsimin tonë. Në këtë proces ku do të përfshihet çdo universitet, nuk mund të paragjykoj asnjë universitet publik apo privat nëse i plotëson standartet që kërkon akreditim ose jo. Nuk janë të ndara me thikë dhe nuk janë të ngjashëm, secili duhet ta tregojë me parametra konkretë këtë fakt. Unë flas me bindje për Universitetin e Tiranës, pasi ne tashmë synojmë konkurencën rajonale dhe evropiane dhe jo atë vendase, në një moment që ne zotërojmë 500 profesorë të asociuar, ndërsa të tjerë universitete kanë dy apo tre të tillë, pra kemi kapcitetet dhe resurset nga pikëpamja e kurrikulave dhe teksteve. Por ne kemi marrëdhënie të mira me universitetet e tjera, por unë personalisht ndjej shqetësimin që të gjithë institucionet arsimore që operojnë ne vendin tonë ti rrisin standartet sepse vetëm kështu mund të ofrojmë shërbime cilësore.
Intervistoi, Entela Duraj
Ky lajm është publikuar: 05/04/2010