"Braun shkatërroi ekonominë britanike"
Nikolas Sarkozi, Presidenti
francez, ka akuzuar Kryeministrin
britanik, Braun, për shkatërrimin
e ekonomisë së vendit
të tij dhe u zotua para popullit
të tij që të mos përsërisë gabimet
e Braunit. Deklaratat e Sarkozisë
janë bërë gjatë një interviste që
Presidenti dha në një kanal
televiziv. Sarkozi, që është nën
presion në lidhje me mënyrën se
si po e drejton vendin në këtë periudhë
të vështirë ekonomike, tha
se masa që morën britanikët për
të ulur me 2% Taksën e Vlerës së
Shtuar, ishte pa asnjë lloj rezultati.
"Kur britanikët vendosën të merrnin
masën për reduktimin e
TVSH-së me 2%, disa politikanë
francezë nxituan të më thoshin se
edhe ne duhet ta bënim një gjë të
tillë. Por në Britani nuk ndodhi asnjë
gjë pozitive dhe konsumi jo
vetëm që nuk u rrit, por u ul
ndjeshëm. Arsyeja është e thjeshtë:
gjithçka ka të bëjë me mendjen
e njerëzve. Nëse ata nuk konsumojnë
nga frika, ulja e taksës nuk
do t‘i nxisë ata që ta bëjnë një gjë
të tillë. Ata janë të frikësuar për të
ardhmen, për punën dhe ai që ka
ndjenja të tilla nuk e ka mendjen
që të shpenzojë", u shpreh Sarkozi.
Më pas ai vazhdoi se në Francë
qeveria zgjodhi të investojë dhe
kjo është rruga më e mirë për të
dalë nga kriza, jo vetëm në këndvështrimin
afatshkurtër, por edhe
atë afatgjatë. Vërejtjet e tij në
adresë personale të Kryeministrit
britanik dhe të gjithë qeverisë në
përgjithësi, duket se e kanë acaruar
shumë Londrën, e cila i ka
kërkuar Pallatit Elize sqarime të
menjëhershme dhe të hollësishme.
Zëdhënësi i Presidentit
francez ka deklaruar në kundërpërgjigje
se Presidenti po fliste në
kontekstin vendas dhe se gjithë sa
ai tha kishte të bënte vetëm me
çështjen e zgjidhjes së krizës në
Francë. Nga burime jozyrtare,
thuhet se Kryeministri britanik
është shumë i inatosur me vërejtjet
e Presidentit francez, në lidhje
me mënyrën e qeverisjes së krizës
nga ana e tij. Të dy liderët nuk kanë
folur me njëri-tjetrin drejtpërsëdrejti,
duke ua lënë zëdhënësve të
tyre komunikimin dhe nuk do të
takohen deri në Samitin e Gjermanisë,
në fund të këtij muaji.
Zëdhënësi i Braunit tha se Elizeja
ka qenë në kontakt me zyrën e
Kryeministrit britanik dhe se fjala
e Sarkozisë nuk ishte marrë si
sulm. Por kjo ka pak shanse që të
jetë e vërtetë.
francez, ka akuzuar Kryeministrin
britanik, Braun, për shkatërrimin
e ekonomisë së vendit
të tij dhe u zotua para popullit
të tij që të mos përsërisë gabimet
e Braunit. Deklaratat e Sarkozisë
janë bërë gjatë një interviste që
Presidenti dha në një kanal
televiziv. Sarkozi, që është nën
presion në lidhje me mënyrën se
si po e drejton vendin në këtë periudhë
të vështirë ekonomike, tha
se masa që morën britanikët për
të ulur me 2% Taksën e Vlerës së
Shtuar, ishte pa asnjë lloj rezultati.
"Kur britanikët vendosën të merrnin
masën për reduktimin e
TVSH-së me 2%, disa politikanë
francezë nxituan të më thoshin se
edhe ne duhet ta bënim një gjë të
tillë. Por në Britani nuk ndodhi asnjë
gjë pozitive dhe konsumi jo
vetëm që nuk u rrit, por u ul
ndjeshëm. Arsyeja është e thjeshtë:
gjithçka ka të bëjë me mendjen
e njerëzve. Nëse ata nuk konsumojnë
nga frika, ulja e taksës nuk
do t‘i nxisë ata që ta bëjnë një gjë
të tillë. Ata janë të frikësuar për të
ardhmen, për punën dhe ai që ka
ndjenja të tilla nuk e ka mendjen
që të shpenzojë", u shpreh Sarkozi.
Më pas ai vazhdoi se në Francë
qeveria zgjodhi të investojë dhe
kjo është rruga më e mirë për të
dalë nga kriza, jo vetëm në këndvështrimin
afatshkurtër, por edhe
atë afatgjatë. Vërejtjet e tij në
adresë personale të Kryeministrit
britanik dhe të gjithë qeverisë në
përgjithësi, duket se e kanë acaruar
shumë Londrën, e cila i ka
kërkuar Pallatit Elize sqarime të
menjëhershme dhe të hollësishme.
Zëdhënësi i Presidentit
francez ka deklaruar në kundërpërgjigje
se Presidenti po fliste në
kontekstin vendas dhe se gjithë sa
ai tha kishte të bënte vetëm me
çështjen e zgjidhjes së krizës në
Francë. Nga burime jozyrtare,
thuhet se Kryeministri britanik
është shumë i inatosur me vërejtjet
e Presidentit francez, në lidhje
me mënyrën e qeverisjes së krizës
nga ana e tij. Të dy liderët nuk kanë
folur me njëri-tjetrin drejtpërsëdrejti,
duke ua lënë zëdhënësve të
tyre komunikimin dhe nuk do të
takohen deri në Samitin e Gjermanisë,
në fund të këtij muaji.
Zëdhënësi i Braunit tha se Elizeja
ka qenë në kontakt me zyrën e
Kryeministrit britanik dhe se fjala
e Sarkozisë nuk ishte marrë si
sulm. Por kjo ka pak shanse që të
jetë e vërtetë.