E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis ndërtimi i doganës së re në Qafë-Botë

Në shkurtin e vitit të ardhshëm do t‘i jepet fund shërbimit doganor me kioska në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës. Një investim me vlerë afërsisht 1.4 milionë euro ka nisur të zbatohet dje me vënien e gurit të parë të ndërtesës së re të doganës. Me këtë rast paraditen e djeshme, pranë sheshit ku do të ngrihet ndërtesa e doganës së re, është organizuar një ceremoni e posaçme, ku morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Doganave, tre zëvendësministra të qeverisë shqiptare, përfaqësues të delegacionit të BE dhe të pushtetit vendor. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Përparim Dervishi, tha se ky është një projekt i përbashkët i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave me delegacionin e Komisionit Evropian në Shqipëri, investim që e bën bashkëkohor shërbimin doganor edhe në pikën kufitare të Qafë-Botës. Zëvendësministri i Brendshëm, Strazimiri, e ka parë vlerën e investimit më të ri në Qafë-Botë në funksion të përsosjes së infrastrukturës për menaxhimin e integruar të kufijve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›