E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zvarritja e republikanëve, e pafalshme"

Obama ka vendosur që të
ngrejë zërin dhe të parala
jmërojë gjithë spektrin
politik në vend për vonesën në
miratimin e paketës stimuluese,
që ai është i bindur se do ta nxjerrë
vendin nga situata e vështirë
ekonomike. Në fjalën e tij të
djeshme, që mund të konsiderohet
si më e ashpra e presidencës
së tij, ai hodhi poshtë argumentet
e servirura nga republikanët, sipas
të cilëve paketa prej 819 miliardë
dollarëshe nuk duhet të votohet,
por duhet të zëvendësohet
me një ulje masive taksash. "Unë
e mirëpres debatin, por nuk do ta
gjejmë shpëtimin duke iu rikthyer
edhe njëherë të njëjtave politika,
me të cilat është operuar për
tetë vjet rresht, vite gjatë të cilave
borxhi kombëtar u dyfishua dhe
ekonomia jonë u zhyt në krizën e
saj më të thellë", deklaroi Obama,
i cili në këtë fjalë u kujtoi të
gjithëve kandidatin presidencial
për nga patosi dhe forca me të
cilën përçoi mesazhin. Fjala e tij
u mbajt para 200 demokratëve të
Kongresit, gjatë takimit të tyre të
përvitshëm dhe e gjitha iu kushtua
ngurrimit të republikanëve
për të votuar paketën. "Çfarë
mendoni se është kjo paketë
stimuli? Është shpenzim, sepse
ky është qëllimi", ka thënë Presidenti,
i cili në mesazhin e ashpër
për republikanët, që vazhdojnë
t‘u qëndrojnë besnikë politikave
të ish-presidentit, shtoi se problemet
me të cilat të gjithë po përballen
aktualisht nuk ishin
trashëgimi e udhëheqjes së tij. "Në
lidhje me argumentet e paraqitura
nga republikanët, duhet të kuptojmë
disa gjëra. Së pari, kur ata
thonë: Epo mirë, po përse do të
shpenzojmë 800 miliardë dollarë,
kur kemi një deficit shumë të
madh? Unë u them atyre se këtë
deficit e gjeta kur mora në dorë
postin. Së dyti, i gjithë ky borxh kombëtar
i dyfishuar gjatë gjithë këtyre
viteve ishte trashëgimia që
gjeta sapo vura këmbën në Shtëpinë
e Bardhë. Fillimisht ne
morëm mbështetjen nga republikanët
në lidhje me paketën. Ata e
konsideruan atë shumë të ekuilibruar
dhe tani, befas na qenka e
çekuilibruar", tha Obama. Paketa
ende nuk është shndërruar në ligj,
për shkak të mosveprimit të republikanëve
dhe në këto kushte
vonese dhe shtyrjesh Obama u
bëri thirrje të gjithëve që ta votonin
pa vonesa të mëtejshme. "Duhet
të mendojmë me mendje të
hapur tani, jo me mendje të
ngushtë", u shpreh Presidenti para
kongresmenëve demokratë. Ajo
çka u ka bërë përshtypje të gjithë
të pranishmëve në takim ishte se
Obama hoqi dorë nga fjalimi i shkruar
dhe foli me fjalët e tij të dala
nga zemra, duke iu rikthyer sërish
mënyrës së të folurit, me të cilën
doli para amerikanëve gjatë fushatës
zgjedhore. Pasi tha se amerikanët
presin që të gjitha palët e
politikës të punojnë së bashku për
shpëtimin e ekonomisë, ai shtoi se
kishte ardhur koha për të hequr
dorë nga "teoritë e gënjeshtërta"
të së shkuarës, përfshi edhe nocionin
që ulja e taksave mund të
kurojë të gjitha sëmundjet. Gjatë
fjalimit ai u rikujtoi edhe njëherë
demokratëve që kishte përpara
dhe republikanëve në Uashington,
se ishte personi që fitoi
zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit.
Ai, më pas, e ka cilësuar si
"të pajustifikueshme dhe të papërgjegjshme"
vonesën e votës së
republikanëve në lidhje me paketën
e stimulit, ndërkohë që çdo
minutë e ikur kot është fatale.
"Paketa është e përmasave të duhura,
përfshin hapësirat e duhura
dhe ka prioritet krijimin e 3-4
milionë vendeve të reja pune, e
mbi të gjitha synon që një gjë të
tillë ta bëjë duke i hapur rrugë një
rritjeje ekonomike afatgjatë". Më
pas, ai u shpreh: "Amerikanët
kanë besim te ne në Uashington.
Ne duhet t‘i kujtojmë vetes se
jemi këtu për të punuar për ta.
Nëse i zvarrisim gjërat dhe dështojmë
në ndërmarrjen e veprimeve,
kriza do të shndërrohet në
katastrofë. Çdo ditë do të përballemi
me raporte humbjesh
ekonomike dhe vendesh pune,
muaj pas muaji, vit pas viti".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›