Brawn sot bisedime me Obamën

Kryeministri britanik Gordon Braun takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Obama për bisedime mbi luftën kundër krizës ekonomike botërore.
Braw n ka thënë se shpreson t'i jepet një shtytje e re "marrëdhënieve speciale" siç i quan ai lidhjet mes Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Në bisedimet që do të ketë sot me Presidentin Obama dhe në një fjalim që do të mbajë nesër përpara Kongresit amerikan, zoti Braun pritet të përmendë presidencën e Franklin Ruzveltit në periudhën e Depresionit si dhe të shpallë një "New Deal" të ri të shekullit 21 për shpëtimin e ekonomisë botërore, një referencë kjo për politikat ekonomike të presidentit Ruzvelt.
Braun shkruante në Sandi Tajms të Londrës se të gjitha vendet duhet të bien dakord të injektojnë para në ekonomitë e tyre, duhet të bien dakord gjithashtu për reforma bankare ndërkombëtare si dhe për një reformim të institucioneve financiare.