E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, përfundon greva e mjekëve

Një takim ndërmjet kryeminsitrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe përfaqësuesve të Federatës Sindikale të Shëndetësisë që ka zgjatur mbi shtatë orë, i ka dhënë fund të hënën në mbrëmje grevës shtatëditore së mbi 13 mijë punonjësve shëndetësorë të Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi me të arritur në Prishtinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thirrur në takim urgjent kryesinë e Federatës Sindikale të Shëndetësisë. Bisedimet ndërmjet palëve kanë zgjatur deri në orët e para të së martës dhe, sipas një njoftimi të qeverisë, dialogu social rezultoi me pajtimin që greva të ndërpritet. Komunikata e qeverisë thotë se është arritur pajtimi që t'i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës që të formojë një grup pune të përbërë nga deputetë, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të Federatës Sindikale të Shëndetësisë për ofrimin e zgjidhjeve për problemet në shëndetësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›