Vatikani organizon konferencën për Darvinin
Konferenca shënon 150 vjetorin e botimit "Origjina e Specieve"
Shkencëtarë, filozofë e teologë nga e gjithë bota janë mbledhur në Romë me ftesë të Vatikanit për një konferencë në lidhje me përputhshmërinë e mësimeve të Kishës Katolike me Teorinë e Evolucionit. Konferenca shënon 150 vjetorin e publikimit "Origjina e Specieve" të Çarls Darvinit, ku ai shtron teorinë e seleksionimit natyral. Kishat kristiane e kanë kundërshtuar tradicionalisht Darvinin, sepse teoria e tij i bie ndesh asaj të Biblës për krijimin e botës. Konferenca për Darvinin është një ndër dy takimet akademike të sponsorizuara nga Vatikani për ri-ekzaminimin e punës së mendimtarëve, idetë revolucionare të të cilëve kanë sfiduar besimin fetar.
Takimi tjetër zhvillohet për teoritë e astronomit italian, Galileo Galilei.