Barcelona nuk është e pamposhtshme

Mesfushori i Real Madridit, Leite Kaka insiston se Barcelona nuk është e pamposhtshme. Gjiganti katalan ka dominuar në La Liga për tri sezonet e fundit ndërsa Reali ka dështuar t’i rrëzojë nga kreu.
Por, gjatë këtij edicioni ka besim të shtuar në kampin madrilen se ekipi i Jose Mourinhos mund të fitojë titullin pas epërsisë prej tri pikëve ndaj Barcelonës në 16 xhirot e deritashme në La Liga. Kaka beson se Reali ka atë që nevojitet për të mposhtur ekipin e Pep Guardiolas.
“Barcelona nuk është e pamposhtshme. Ne fituam finalen e Copa del Rey kundër tyre dhe u dhamë një test të mirë” tha Kaka gjatë një interviste me Band Sports. Megjithatë, braziliani pranoi se skuadra aktuale e Barcelonës është ekipi më i mirë me të cilin është përballur ndonjëherë.
“Mendoj se ata janë, sepse janë formuar si grup duke luajtur së bashku për një kohë të gjatë. Po ashtu besimi i Messit aktualisht është në kulm”, përfundoi ai.