Giggs nuk pensionohet

Mesfushori veteran i Manchester Unitedit, Ryan Giggs ka bërë të ditur se është i gatshëm të vazhdojë kontratën e tij me klubin duke mohuar spekulimet se do të pensionohet në fund të këtij sezoni.
38 vjeçari ka marrëveshje me Djajtë e Kuq deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm por ka paralajmëruar se është i gatshëm të luaj edhe për një edicion tjetër.
“Ndihem shumë mirë dhe kënaqem më tepër se kurrë më parë, duhet të presim dhe të bisedojmë për kontratën e re”, tha Giggs për mediet angleze.