E Enjte, 5 Nëntor 2026

Erdogan bisedë telefonike me Putin: Gati për të pritur një takim Kiev-Moskë-OKB

Turqia është e gatshme të “marrë pjesë në një mekanizëm të mundshëm vëzhgimi në Ukrainë nëse Moska dhe Kievi arrijnë një marrëveshje paqeje”. Kështu ka thënë Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pas një bisede telefonike me Vladimir Putin.

Erdogan siguroi gjithashtu se ishte i disponueshëm për të organizuar dhe pritur një takim midis Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së në Stamboll.

”Paqja duhet të arrihet sa më shpejt. Ka nevojë për të ndërtuar një mekanizëm besimi mes palëve. Ka nevojë për masa për të minimizuar efektet negative të luftës dhe për të rivendosur një terren për paqe“, ka thënë Erdogan.

Nga ana tjetër, Putin e ka vendosur fokusin e bisedimeve në lundrimin e sigurt në Detin Azov dhe Detin e Zi. Ai ka deklaruar se Rusia është gati të lejojë eksportimin e produkteve bujqësore në rast se Perëndimi heq sanksionet.

“Në dritën e problemeve në tregun botëror të ushqimit, të cilat janë shfaqur për shkak të politikës së pakujdesshme financiare dhe ekonomike të Perëndimit, Rusia mund të eksportojë sasi të konsiderueshme plehërash dhe produktesh bujqësore nëse hiqen sanksionet anti-ruse“, ka thënë Putin./ TGCOM

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›