Clinton: SHBA kundër çdo lëvizje për ndarjen e Bosnjës
Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton u tha senatorëve të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të kundërshtojnë çdo lëvizje për ndarjen e Bosnje-Hercegovinës dhe kërkojnë të shohin dyert e hapura për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Clinton tha se ndërsa çështja e Bosnjës dhe e të ardhmes së saj politike mund të jetë zbehur për nga rëndësia, ka ende punë të papërfunduar atje dhe çështje delikale që kërkojnë përgjigje.
Statusi i Bosnjës u ngrit nga senatorët ndërsa Clinton kaloi pjesën më të madhe të ditës duke dëshmuar para dy komisioneve të Senatit, kryesisht për të mbrojtur buxhetin për marrëdhëniet me jashtë të administratës për vitin e ardhshëm.