E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekste falas perfitojne emigrantet dhe romet

Për herë të parë nxënësit e shkollave profesionale vitin e ardhshëm shkollor do të mund të studiojnë me tekste të posacme vetëm për to, duke ju përshatur profilit që ata kanë zgjedhur. Ndërkohë këshilltari i ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi ka bërë me dije se është vendosur që për vitin e ardhshëm, të shpërndahen tekste falas edhe për fëmijët e emigrantëve.

“Shkollat profesionale do të fillojnë të kenë librat e tyre profesionalë. Shteti shqiptar merr përsipër të furnizojë me libra falas të hartuar plotësisht për këtë qëllim fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vende të huaja që nuk dinë ose dinë fare pak gjuhën shqipe” tha Kristiqi.

Botuesit ndërkohë u shpreh Kristiqi kanë dhe vetëm pak javë kohë në dispozicion për përgatitjen e teksteve.

“Në datën 2 prill ne presim nga botuesit që të sjellin libra të ndërtuar plotësisht për këtë qëllim. Këto botues kanë pasur një periudhë kohe gati një vjeçare për përgatitjen e tyre” tha Kristiqi.

Vendimi më i fundit i ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj në lidhje me tesktet, përfshin edhe kategorine e fëmijëve të verbër të cilët do t’i përfitojnë tekstet falas si dhe ata të komunitetit rom.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›