Brazil, hakmarrja e Dungës, Ronadinjo jashtë Kombëtares
Edhe Brazili ka probleme në grumbullimet e lojtarëve: bëhet fjalë për Ronaldinjon. Tifozët do ta donin në Kombëtare, pasi kanë admiruar paraqitjet e tij të fundit, por siç duket trajneri i “selecaos”, Dunga, nuk do të dëgjojë. Ai vazhdon t’i kthejë shpatullat “Gaucho”-s dhe as nuk ka ndërmend t’i japë një shans tjetër. Në prag të Botërorit duket se i ka bërë zgjedhjet, por në Brazil flitet vetëm për përjashtimet e tij. Shtypi brazilian është i pamëshirshëm ndaj trajnerit dhe është i gjithi në favor të kthimit në Kombëtare të Dinjos. Por helmuese, gjithnjë nga Brazili, janë deklaratat që qarkullojnë mbi motivet që shtyjnë Dungën ta mbajë larg bluzës së “selecaos”, por edhe një video, e cila dëshmon imazhet komprometuese të sulmuesit të ri të Gremios në rastin e finales së kampionatit karioka më 1999-n, ku e turpëron dhe tallet me trajnerin aktual të Brazilit, i cili në ato kohë vishte bluzën e International. Këto imazhe, që po bëjnë sërish xhiron e botës, identifikohen si e vetmja përgjigje e Dungës, që mezi pret momentin për t’i kthyer reston Ronaldinjos për atë natë të paharrueshëm turpërimi, e cila ka ngelur e pashlyer nga kujtesa e trajnerit. Sipas fjalëve të Dungës, në një konferencë shtypi bëhet fjalë vetëm për një vendim teknik dhe për asgjë personale. Trajneri i brazilianëve njihet si një njeri serioz. Mungesa e Dinjos nuk është ndier te Brazili gjatë eliminatoreve dhe mund të vazhdojë i qetë të bëjë edhe pa të. Momenti i mrekullueshëm i Dinjos është lënë pas nga Grafite, sulmuesi i Volfsburgut, i cili nuk priste telefonatën e Dungës, edhe pse Luis Fabiano ishte i dëmtuar. Imazhet turpëruese të Dinjos, që tallet duke dribluar Dungën, ndoshta kanë lënë një farë shenje pakënaqësie... Vetë Dunga shprehet: “Në Brazilin tim kanë pasur mundësinë të luajnë dhe të tregojnë atë që kanë për të dhënë, tani vendimi për ata që do të marr në Afrikën e Jugut më përket mua dhe stafit tim. Të gjithë i kanë pasur shanset e tyre. Pato i ka pasur në Olimpiadë, ashtu si Ronaldinjo. Të gjithë i kanë pasur 5-6 ndeshje në dispozicion, tani vendos unë se cilin do të grumbulloj dhe cilin jo”, përfundon Dunga.
#