Dinamo, tenis me Shpresat, blutë fitojnë me shifrat 6-2
Duke përfituar nga pauza e kampionatit, trajneri i Shpresave, Artan Bushati, ka zhvilluar një miqësore testuese të mërkurën me Dinamon. Synimi i drejtuesit të stolit U-21 ishte të vëzhgonte formën e lojtarëve të kampionatit shqiptar, por të ndiqte në aksion edhe disa talente të ardhura nga Greqia. Megjithatë, lojtarët që pretendojnë një fanellë kuqezi kanë pasur fare pak shanse përballë ekipit më të mirë të kampionatit. Blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça i shpartalluan talentet me rezultatin 6-2. Një fitore tenistike, e cila u hap me golin e Ferrajt, në minutën e 36-të. Tri minuta përpara mbylljes së pjesës së parë, ishte Sefa ai që dyfishoi shifrat. Sulmuesi shënoi sërish në minutën e 60-të, ndërsa rrjeta e Cikalleshit në të 63-n, krijoi iluzionin se takimi u hap. Por, Hamzai (69’) dhe dy herë Timpanaro (75’ e 87’), vulosën shkatërrimin e 21-vjeçarëve, të cilët shënuan edhe në të 78-n përsëri me kavajasin Cikalleshi.
#