Brazil, në 10 vjet më shumë se gjysmë milionë vrasje
Nga viti 1997 deri në 2007, në Brazil janë regjistruar më shumë se gjysmë milionë vrasje. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetit Publik. Në një raportim të quajtur 'harta e dhunës', saktësohet në veçanti se në 2007, mesatarja e vrasjeve ka arritur në 130,7 në ditë. Ndërkaq 90% e 512 200 viktimave të regjistruara në këtë dekadë, ishin meshkuj, dhe në shumicën e tyre, ishin persona me ngjyrë. Në 2002, ka patur 46 % më shumë të bardhë në radhët e viktimave . Shifra e viktimave në Brazil për këtë dhjetëvjeçarin e publikuar nga Minisrtia e Shëndetit në vendin amerikano-latin gjatë prezantimit të raportit "Harta e dhunës", përbën edhe shifrën më alarmante në këtë drejtim.
Sipas autoriteteve pjesa më e madhe e viktimave, shkaktuar kryesisht prej përleshjeve mes bandave të narkotrafikut, regjistrohen në shtetin e Rios, ndërsa periudha më e errët mbetet tre vjeçari nga 1999 deri në 2002.
Publikimi erdhi thuajse 7 muaj nga ndërmarrja e disa operacioneve antitrafik shpallur nga presidneti brazilian Lula, i cili ka kërkuar rivendosjen e ligjit në lagjet geto të vendit.