Në duart e rebelëve për 12 vjet. Ushtari lirohet nga FARK

Një ushtar kolumbian i cili mbahej peng prej 12 vjetësh nga forcat rebele të Fark-ut është liruar. Monkajo i cili ishte vetëm 19 vjeç kur u rrëmbye, ndodhej në një mision humanitar në jug të xhunglës. Menjëherë pasi iu dorëzua Kryqit të Kuq ai ka udhëtuar në Qytetin e tij të Lindjes Florensia ku është takuar me familjarët. Edhe presidenti i vendit Alvaro Uribe i ka uruar mirëseardhjen.
Forcat rebele të Fark-ut kanë katër dekada që luftojnë në Kolumbi dhe aktualisht mbajnë peng 20 oficerë policie dhe ushtarë. Disa ditë më parë ata kanë liruar një tjetër ushtarë por kanë deklaruar se nuk do të lirojnë më asnjëri deri sa qeveria të bjerë dakord me negociatat. Me qindra kolumbianë merren peng nga forca të armatosura, ndonjëherë për arsye politike por më shpesh për shpërblime.
< I mëparshmi