E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedofilia, akuza të reja nga SHBA për Ratzingerin: Të dëshmojë në proces

Vazhdon jehona e skandalit të akteve seksuale me të mitur nga ana e priftërinjve katolikë. Vatikani dhe Papa Benedikti XVI janë vënë sërish nën akuzë për mbrojtje të priftërinjve abuzues. Një burrë pohon se ka qenë viktimë e dhunës seksuale nga ana e një prifti në Majemi.

Rasti është bërë publik nga avokati i viktimës, i cili nuk ka dashur të bëjë publik emrin e tij, por i ka dorëzuar agjencisë së lajmeve France Presse dokumenta që tregojnë se përfaqësuesi i Papës në SHBA i kishte kërkuar kishës së Majemit në Florida të mbronin priftin Ernesto Garsia Rubion. Ky i fundit mbërriti në Amerikë nga Kuba pasi në 1968 u dëbua për probleme të “natyrës morale”.

“Ka qenë prift në një kishë në Majemi për 30 vjet dhe jemi në dijeni të shumë rasteve të abuzimeve të tij gjatë kësaj periudhe” deklaron Jessica Arbour, avokate e viktimes që denoncon se është ngacmuar seksualisht kur ishte adoleshent, në vitet 1985- 1987. “Denoncoi arkipeshkvinë e Majemit dhe kërkoi 20 milionë dollarë për dëme dhe interes. Pati një sforcim të përqëndruar në të gjitha nivelet, nga Vatikani në arkipeshkvinë e Majemit duke kaluar në dioqezën e Kubës për të mbrojtur këtë prift” shtoi Arbour.

Avokatja akuzon edhe papa Benediktin e XVI se kur ishte ne krye të kongregacionit për doktrinën e fesë (nga 1981 në 2005) ka mbrojtur priftërinjtë pedofilë.

Kjo është e treta akuzë në një javë që pohon se papa, në kohën kur ka qenë kardinal, ka mbyllur sytë për skandalet e pedofilisë të priftërinjve. Ka pasur akuza për rastin e një prifti, at Murphy, i cili akuzohet se ka përdhunuar 200 fëmijë shurdh-memecë mes 1950 dhe 1970 në Wiskonsin, SHBA, dhe rreth aprovimit të transferimit në Gjermani të një prifti të akuzuar për pedofili.

Dokumentat që tregojnë përfshirjen e selisë së shenjtë në rastin e Wiskonsit bëjnë të nevojshme që papa Benedikti XVI të thirret si dëshmitar në gjykatë. Kështu pohon William McMurry, avokat i tre prej viktimave. Ai ka paraqitur një mocion në gjykatën e Louisville pasi në bazë të dokumentave të botuara në disa gazeta Selia e Shenjtë ka urdhëruar peshkopët e Wiskonsit të evitojnë procesin e Lawrence Murphy, një veprim që sipas avokatit dëshmon se si Vatikani “ka dekurajuar ndjekjen ligjore të klerikut dhe ka inkurajuar sekretin për mbrojtjen e reputacionit të Kishës”.

Stampa/Alsat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›