E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska, zi për 39 viktimat e metrosë

Tragjedia

Moska dhe e gjithë Rusia kanë mbajtur dje zi për viktimat e shpërthimit terrorist në metronë e Moskës. Shifrat e fundit bëjnë fjalë për 39 viktima gjithsej. Flamujt në të gjithë kryeqytetin e vendit janë ulur në gjysmështizë dhe shumë kryeqytetas kanë vendosur lule në vendin ku ndodhi tragjedia. Prania e policisë ka qenë e madhe në kryeqytet, veçanërisht në metronë e tij dhe rrugët rreth saj. Ky ishte edhe sulmi më i përgjakshëm i ndodhur në Moskë këto 6 vitet e fundit dhe ai u krye nga dy femra kamikaze. Ndërkaq për këtë sulm kanë marrë kritika Presidenca dhe qeveria. Disa thonë se ai përfaqëson një dështim të politikës së sigurisë që është ndërmarrë në vend.

Ndërkohë në spital ndodhen edhe 71 persona të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë. Deri tani janë identifikuar 8 viktima. Këto bomba kanë nxjerrë në pah brishtësinë e vendit ndaj militantëve dhe kanë nxitur frikën për ndonjë fushatë më të madhe të sulmeve të tilla nga terroristët e Kaukazit. Vitet e fundit, sulme të kësaj natyre kanë qenë të kufizuara veçanërisht pas vitit 1999, me përfundimin e luftës së dytë në çeçeni, situata u duk se u përmirësua. Deri më tani, asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin e dy ditëve më parë, por sipas hetimeve të para, del se përgjegjës për këtë sulm janë militantët e Kaukazit të Veriut.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›