Brazil, përmbytje katastrofë, mbi 100 viktima
Brazili është përfshirë nga përmbytje të mëdha, të papara deri më sot, të cilat kanë marrë jetën e 97 njerëzve dhe 19 të tjerë janë deklaruar të zhdukur. Sipas CNN, Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva ka fluturuar mbi zonat e përmbytura, duke deklaruar se shkatërrimi ishte një nga më të këqijtë në historinë e këtij vendi. "Nuk kam parë kurrë diçka të tillë", tha dje Presidenti Lula da Silva. 854 milionë dollarë do të jepen si ndihmë për zonat e prekura nga përmbytja, sidomos në Santa Catarina. Rreth 1.5 milionë njerëz, një e katërta e popullsisë është prekur nga përmbytja dhe rreth 79 000 banorë kanë mbetur të pastrehë, sipas burimeve zyrtare për CNN. Dy zona kanë mbetur tërësisht të bllokuara pa baza të shërbimeve kryesore si elektriciteti apo ilaçet. Plehrat janë përhapur në sipërfaqen e ujërave dhe autoritetet i tremben përhapjes së epidemive. Skuadrat e shpëtimit dhe personeli i ushtrisë po punojnë për të liruar banorët e bllokuar nga rrëzimi i shtëpive të tyre dhe po shpërndajnë ushqime, veshje dhe ilaçe. Përmbytja ka ndikim edhe në ekonomi, me ura, rrugë, shtëpi dhe ndërtesa të shkatërruara. Mbyllja e portit në Santa Catarina, Itajai, një nga zonat më të goditura nga fatkeqësia natyrore, po i kushton Brazilit 33 milionë dollarë në ditë.