Larje borxhesh me Kushtetutën?!
Petrit Vasili
Që Kushtetuta u trajtua si një plaçkë tregu në 21Prill, për këtë nuk kishte ...dhe nuk ka askush as edhe një dyshim. Por çdo pohim publik i pazarxhinjve të saj është natyrshëm një argument për t'u ndalur dhe për të hedhur gjithnjë e më shumë dritë në natën e errët të 21 Prillit, kur Kushtetuta u zhbë.
Për të qenë të drejtë çdo pohim lidhur me pazaret që çuan në degradimin antidemokratik të Kushtetutës do të ishte një fakt, por i bërë nga Majko është pa dyshim një lajm, sepse në fund të fundit Kushtetuta e përdhunuar në 21 Prill u miratua, kur ky njeri drejtonte Qeverinë e këtij vendi në 1998.
Natyrshëm Majko mund të akuzohet për gjithçka, por jo për mungesë sinqeriteti. Me një naivitet në dukje fëminor si zakonisht, ai pohon publikisht se Kushtetuta nuk u ndryshua aspak, sepse duheshin forcuar shumicat e dala nga zgjedhjet dhe stabiliteti i vendit siç çirreshin e bërtisnin Kryetari i PS, autorët dhe votuesit e këtyre ndryshimeve, por ishte thjesht realizim i një borxhi që medemek e majta i paska pasur Berishës, ngaqë ai nuk e ka votuar Kushtetutën e vitit 1998.
Në dukje të parë ky deklarim i rëndë antiparimor do të klasifikohej si një lajthitje apo gafë alla Majko në traditën karakteristike të thënieve të tij të çuditshme të herë pas hershme dhe që e kanë lënë pa frymë opinionin publik me dimensionin e tyre fantastik dhe jashtëtokësor.
Por është e pamundur të trajtohet si e tillë kjo deklaratë, sepse ky burrë i ri në moshë, por me vite në politikë ka qenë ai që drejtonte në 1998 vendin me bindje drejt miratimit referendar të Kushtetutës, dokumentit themelor të shtetit tonë demokratik.
Për më shumë akoma të gjithë ne e kemi dëgjuar mijëra herë deri në një tepri bezdisëse se Kushtetuta dhe kriza e Kosovës ishin dy arritjet më të shënuara të gjithçkaje kryeministrore që Majko kryeministër i paspuçit të 14 shtatorit 1998 kish bërë.
Asnjë nuk e ka harruar edhe përballjen me Nanon për kreun e PS, ku Majko e evokonte pa fund Kushtetutën si arritje të jashtëzakonshme të Qeverisë së drejtuar nga ai, si një kulm të ndërtimit të shtetit ligjor dhe themelimit të një Shqipërie të re demokratike dhe paqësore përkundrejt asaj armiqësore dhe violente të Berishës.
Por na del sot se Majko paska bërë një gjynah të madh në 1998, duke miratuar Kushtetutën dhe i paska hyrë shumë në pjesë Berishës në atë kohë. Dhe Majko ka vërtet të drejtë kur flet për këtë, sepse e gjithë Kryeministria që drejtonte ai në atë kohë vinte akoma era barut dhe ishte e shkatërruar, sepse Berisha e kishte dhunuar atë egërsisht, se njerëz të së majtës duke mbrojtur institucionet kishin marrë plagë dhe ishin gjymtuar, se Shqipëria ishte përballur me një grusht shteti një vit pas tragjedisë së tmerrshme të 1997-ës të shkaktuar po nga Berisha, duke thelluar edhe më shumë plagët kombëtare të postpiramidave.
Majko është konfuz, pse jo edhe në hall në dilemën midis borxheve të tija personale të vjetra dhe të reja dhe borxheve të paqena ndaj Berishës, që e majta sipas tij i paska. Askush në të majtë nuk i ka asnjë borxh Berishës. Kushtetuta e 1998 ishte një proces i gjatë, gjithëpërfshirës, tërësisht demokratik dhe i asistuar në çdo hap nga Komisioni i Venecias, ku edhe drejtimi i komisionit për Kushtetutën u ishte besuar dy përfaqësuesve të së djathtës, z.Godo dhe Z.Imami.
Kushtetuta e 1998 ishte një përgjegjësi të cilën e mori dhe ushtroi populli vetë dhe ku mbi 1 milion shqiptarë e miratuan atë. Këtyre 1 milion shqiptarëve Berisha u kishte borxhe shumë të mëdha për shqetësimet dramatike që u kishte shkaktuar, ndërsa Majko na pataks sot duke na thënë se shqiptarët na i paskan pasur borxhe Berishës që bojkotoi, pengoi, dhunoi shtetin si askush tjetër dhe u vetëpërjashtua nga gjithçka në ato vite.
Në qoftë se Majko sot na thotë se Berishës i paskan mbetur borxh, ka përsëri të drejtë. Ka të drejtë, sepse asnjë i majtë apo edhe i djathtë nuk ka marrë një përgjigje nga Majko vetë, kur ky Berisha na ka thënë se Majko ka bërë kërdinë me tregtinë e skrapit, se ka bërë hatanë me tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes, se ka nxjerrë edhe kartelat mjekësore të rinisë së Majkos e plot e plot të tjera. Këto janë borxhet e pakthyera të Majkos, por jo të së majtës dhe prandaj ai në këmbim jep votën për një kushtetutë dhe një Berishë diktator, i cili do t'i lërë atje ku janë që të flenë këto dosje së bashku me ato të bashkisë së Tiranës, por duke mos i mbyllur kurrë si një hipotekë e sigurt për vota të tjera sa herë që do t'i duhen.
Kushdo mund ta pyesë sot Majkon, po shqiptarët e 1994 që hidhnin poshtë Kushtetutën që shndërronte në diktator Berishën a i kanë ndonjë borxh Berishës?
Megjithatë Majko sot duhet falënderuar dhe kjo duhet bërë pa asnjë hezitim. Të gjithë e dëgjuan qartë nga ai se shpërbërja e Kushtetutës demokratike në 21 prill nuk ka asnjë lidhje me demokracinë, s'ka asnjë lidhje me të mirën e këtij vendi, s'ka të bëjë fare me forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e pavarësisë dhe ekuilibrit mes pushteteve në Shqipëri, por ishte thjesht dhe vetëm një shkëmbim borxhesh, mbyllje tenderash dhe aferash korruptive qeveritare dhe bashkiake, duke i dhuruar Berishës atë që populli kurrë s'ia dha.
Ne të gjithë e kemi parë tonin e egër të Berishës kur ai drejtonte gishtin mbi Majkon kur debatohej për Gërdecin në Parlamentin shqiptar dhe i rreshtonte mijëra akuza për korrupsionin e tij lidhur me tanket, avionët etj., të çuar për skrap dhe ku e njehsonte me veten tij duke e bërë aq fajtor sa dhe ai për Gërdecin. Menduam të gjithë se përgjigjen Berisha do ta merrte nga Majko përpara drejtësisë shqiptare, por në të kundërt të kësaj Berisha mori pa cak pa bam votën e trembur e të shantazhuar të Majkos për Kushtetutën.
Por Majko nuk duhet të harrojë se vërtet u përpoq të lante një pjesë të borxheve të vjetra dhe të reja me Berishën, por harroi se ka hyrë vetë ai dhe ata që votuan në 21 prill në një borxh shumë të madh të pashlyeshëm me Shqipërinë dhe të majtën, sepse shiti në tavolinë dhe tjetërsoi dy herë autoritetin absolut të mbi 1 milion shqiptarëve, të atyre që 1994 rrëzonin Kushtetutën e Sali Berishes dhe të atyre që miratonin në 1998 Kushtetutën demokratike.
Për këtë ish-kryeministër Kushtetuta, shteti ligjor, zgjedhjet e lira dhe demokracia janë të vogla, të parëndësishme thjesht dhe vetëm pjesë të një afere individuale dhe shkëmbim borxhesh personale me logjikën e një fajdexhiu të vogël të provincës që fal të gjithë shtetin për interesin e tij të vogël e të ngushtë vetëm të vetes së tij.
Për këto arsye të mëdha misioni për të çuar në vend dhunimin e Kushtetutës dhe për rivendosjen e Kushtetutës demokratike është një mision i pashmangshëm për çdo shqiptar të mirë, Majkos nuk ia kërkojmë dot këtë.