Brazil, priftërinjtë: “Duam të martohemi!”
Priftërinjtë brazilianë i kanë kërkuar drejtpërdrejt Papa Benedikti XVI një rishikim të ligjit që obligon priftërinjtë të mos martohen. Vendimi doli në një dokument final pas takimit të 12 priftërinjve, që u mbyll të martën në manastirin “Indaiatuba” (në San Paolo). Sipas tyre, detyrimi për të mos u martuar ka bërë që të bjerë numri i personave që studiojnë për t’u bërë priftërinj.
22 Shkurt 2008