Azerbajxhani, nuk shërbeu për sfidën me Maltën

Miqësorja e luajtur dje në Azerbajxhanin e largët duhej t’i shërbente trajnerit Ari Han për të provuar alternativa të ndryshme, përpara sfidës së 11 shkurtit 2009 në fushën e Maltës.
Në analizën me lojtarët, tekniku holandez ka thënë: “Ndeshja eliminatore e Shqipërisë me Maltën do të nisë në momentin kur gjyqtari do të fërshëllejë fillimin e ndeshjes me Azerbajxhanin”.
Megjithatë, ngjarjet rrodhën ndryshe dhe ai që duhet të ishte testi me një skuadër të nivelit të kundërshtarëve të ardhshëm në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010, u shkatërrua nga tensioni.
Në anën tjetër, Malta luajti dje në fushën e saj me Islandën, sfidë ku trajneri Fitzel testoi lojtarët e rinj: ata u mposhtën 1-0, gol i Helguson në të 65-tën.