Bregu i Fildishtë përballë Portugalisë, pikëpyetje për Drogba
Elefantët e Bregut të Fildishtë kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Portugalisë që ëshë edhe ndeshja e parë për grupin G dhe do të luhet në Porrt Elizabet. Trajneri suedez Sven Goran Erikson ka bërë të ditur se ende nuk dihet nëse kapiteni Drogba do të jetë i gatshmë pas dëmtimit."Nuk mund ta them nëse do të luajë Drogba .Vendimin nëse do të jetë apo jo Drogba do ta marr dy para fillimit të ndeshjes. Ai ka pasur një seancë stërvitore të mirë, por ende nuk është vendosur i vetmi që do të japë një përgjigje përfundimtare nëse do të luajë apo jo është vetë ai", ka thënë trajneri.
Grupi i afrikanëve është shumë i vështirë me Brazilin dhe Korenë e Veriut përveç kundërshtarëve të sotëm. Portugalia ka shumë për të treguar në ndeshjen e parë .Edhe pse afrikanët kanë talente në skuadër nëse do të mungojë Drogba kjo do të jejtë një mungesë e rëndësishme pasi ai ka shënuar 37 gola gjatë sezonit që sapo u mbyll. Kolo Ture do të marrë shiritin e kapitenit nëse Drogba nuk do të luajë ka besim te lojtarët e rinj si Salomon Kalu dhe Sejdu Doumbia.