E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili i thotë “jo” gjakut të Naomi Kempbëll



Kohë të vështira po kalon Naomi Kempbëll. Pas skandalit të fundit në aeroportin briatnik, Brazili ka refuzuar dhurimin e gjakut të top modeles britanike, në kuadër të një fushate për mbështetjen e luftës kundër epidemisë së etheve. Naomi shkoi për tu bërë pjesë e një iniciative por menjëherë janë marrë masa për ta larguar. Autoritetet braziliane kanë sqaruar se nuk mund të pranojnë tani dhurimin e panterës së pasarelave sepse në shkurt ajo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e një kisti dhe tani i duhet të presë edhe pak për të dhuruar gjak. Modelja kështu është përballuar me gazetarët të cilëve u ka denoncuar atë që sapo kishte ndodhur por këtë radhë ka ruajtur qetësinë. “Fatkeqësisht nuk mund ta dhuroj gjakun tim në Rio..por do ta ruaj atë të sigurt”,-është shprehur modelja britanike 37 vjeçare. Kempbëll me një t-shirt ku shkruhej “Rio kundër epidemive” arriti në këtë qytet për të këshilluar banorët e Rios se si mund të luftonin epideminë që ka vrarë rreth 50 persona dhe ka prekur rreth 60.000 të tjerë në qytet. Rreth 80 persona gjetën vdekjen nga kjo sëmundje e cila transmetohet nga mushkonjat. Pasojat e sëmundjes së rrezikshme janë hemoragjitë e shumta dhe për këtë arsye spitalet po përballen me mungesën e gjakut. Kempbëll është një vizitore e rregullt e Brazilit dhe për këtë arsye ajo është emëruar ambasadore e qytetit të kryebashkiakut të Rio De Zhaneiros Cesar Maia. “Pantera e Zezë” gjatë të hënës u largua nga Londra në drejtim të Rio de Zhaneiros dhe planifikonte të dhuronte gjak dhe të rriste informimin për sëmundjen e mushkonjave, që ka prekur 55 mijë njerëz në Brazil, dhe ka vrarë 67 prej tyre. “Duhet të ndihmoj Brazilin dhe do të dhuroj gjak”,-ka thënë modelja para se të nisej. Ky është udhëtimi i parë i saj në Amerikën Latine, që kur u shtrua në spital në muajin shkurt. Në atë kohë, 37 vjeçarja ishte mikeshë e miliarderit brazilian, MarKus Elias. Udhëtimi i saj për në Brazil vjen vetëm dy javë pas arrestimit të saj gjatë një udhëtimi me British Airëays në Londër, për shkak se kishte sulmuar një polic. Pakënaqësitë e saj erdhën si shkak i disa problemeve me bagazhet. Supermodelja pas këtij veprimi u shpreh se kundërvënia ndaj saj erdhi vetëm sepse ajo ishte zezake.

Vëllezërit Maden grinden vazhimisht

Yjet e rrokut binjakë, Joel dhe Benji Maden, të cilët kanë lidhje me dy mikeshat, Nikol Riçi dhe Paris Hilton, thonë se ata gjithmonë grinden kur qëndrojnë pranë njëri tjetrit. Vëllezërit, të cilët janë pjesë e bandës së rrokut “Good Charlotte”, vazhdimisht grinden dhe shkatërrojnë pa arsye gjërat e njëri tjetrit, në kërkim për të gjetur reagim tek vëllai tjetër. Por këtë kurrë nuk e marrin në skenë, pasi kanë respekt për adhuruesit. “Nuk shkojmë gjithmonë mirë. Grindemi disa herë. Është normale ta bëjmë këtë për gjëra të marra, por krenaria jonë kthehet sërish. Herën e fundit që u grindëm, Benji e mori kompjuterin tim dhe e përplasi. Në fillim menduam se kjo do të ishte qesharake, por pastaj doli e kundërta”,-ka thënë Joel.

17 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›