E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni Europian: Zgjedhjet e Maqedonisë të jenë demokratike



Komisioni Europian u ka kërkuar politikanëve në Maqedoni që zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 1 qershor, të jenë të ndershme dhe demokratike. Partitë politike janë deklaruar pro mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike por, në zgjedhjet e më parshme ka patur parregullsi të ndryshme. Komisioni Evropian thotë se pret që zgjedhjet e 1 qershorit në Maqedoni të jenë të ndershme dhe demokratike. Komisioni ka shprehur mendimin që menjëherë pas zgjedhjeve duhet të formohet qeveria demokratike e cila duhet të vazhdojë me realizimin e reformave të domosdoshme që do ta afrojnë Maqedoninë drejt BE-së
PËr këtë arsye partia qeverisëse VMRO-DPMNE ka kërkuar që të firmoset kodi i mirësjelljes gjatë procesit zgjedhor. “VMRO-DPMNE si parti serioze, i fton partitë pjesëmarëse në zgjedhjet e ardhëshme që së bashku të miratojmë kodin me të cilin do të angazhohemi që të krijojmë atmosferë e cila do të mundësojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike”,-është shprehur një nga pjesëtarët e kësaj partie. Ndërsa partia e opozitës Lidhja Socialdemokrate është shprehur pesimiste lidhur me vërtetësinë e partisë në pozitë. “Si mund të presim që kryeministri Gruesvki do ta respektojë kodin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike kur ai nuk i respekton ligjet”,-u shpreh Emilian Stankoviç i Lidhjes Socialdemokrate.

Timoshenko: Njohja e Kosovës, kur të vërtetohet që është rast unik

Ukraina ende nuk ka marrë një vendim rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kështu është shprehur kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, gjatë qëndrimit të saj në Strasburg, në ditën e tretë të punimeve të Këshillit të Europës. Ajo ka thënë se vendi i saj është i rrethuar nga vende që kanë çështje territoriale të pazgjidhura dhe për këtë shkak dhe fillimisht do të verifikohet nëse pavarësia e Kosovës është vetëm një plan, apo një rast me të vërtetë unik. Pas këtij verifikimi, Ukraina do ta marrë një vendim rreth kësaj çështjeje. Ndryshe, dita e tretë e seancës parlamentare të Këshillit të Europës është karakterizuar sërish me Kosovën, si një nga temat kryesore. Kosova ka qenë në rendin e ditës të kësaj asambleje me kërkesë të grupit te deputetëve suedezë, por sipas deputeteve të Shqipërisë, Paskal Milo dhe Aleksandër Biberaj, nga ky diskutim nuk do dalë asnjë konkludim, pasi debati do jetë i lirë për shprehjen e qëndrimeve të deputeteve.

17 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›