E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga, kunder ish-shefes per transplantet ne Martanesh



Prokurorët e Tribunalit të Hagës për Krime Lufte janë shprehur se nuk asnjëherë nuk janë gjetur prova që mund të provonin se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë Luftës në Kosovë. Këshut ka deklaruar gjatë ditës së djeshme zëdhënësja e Tribunalit, Olga Kavran. “Zyra e prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime preliminare dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, që ndërlidhet me akuzat”,-tha Kavran dhe shtoi se “përkundër këtyre përpjekjeve zyra e prokurorit nuk mundi t'i provojë këto akuza dhe për këtë arsye nuk ka bazë për vazhdim të mëtejshëm përsa i përket juridiksionit tonë”. Të papërgjegjshme dhe jodinjitoze janë konsideruar akuzat e Karla Del Pontes ndaj kosovarëve edhe nga ish-bashkëpunëtorja e afërt e ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Florence Hartman. Ajo është shprehur për gazetën zvicerane “Le Temps” se Del Ponte kishte “prezantuar gjëra që ishte e pamundshme që me prova të krijoheshin fakte”.
Hartman po ashtu tha se mbajtja e organeve në temperaturë përkatëse dhe “mungesa e kapaciteteve adekuate sanitare e bënë këtë praktikë ekstremisht të pamundur.
Libri
Në librin e saj Del Pote ka akuzuar kosovarët se kanë masakruar dhe shitur organet e serbëve. Sipas kryeprokurores qendra e grumbullimit të ushtarëve serbë dhe heqja e organeve të tyre është bërë në fshatin Gurrë të rrethit të Matit. Megjithatë kjo akuzë është rrëzuar nga banorët e këtij fshati të thellë të cilët nuk janë në dijeni se këto veprime janë kryer pikërisht në këtë vend. Ata kanë deklaruar se
Nuk kanë parë asnjë ushtar apo civil serb të kapur rob megjithatë kanë pranuar se 4 vjet më parë ka shkuar në këtë vend një ekip investiguesish të huaj që kanë kontrolluar imtësisht një kullë dy katëshe. Megjithatë kjo kullë sipas banorëve është në pronësi të një personi i cili përveç skamjes nuk mund të ketë lidhje me asnjë gjë tjetër. Kështu e vetmja gjë e vërtetë e këtij libri të ish kryeprokurores Del Ponte është vetëm fakti që ekspertë të huaj kontrolluan kullëqn që dyshohej se mund të ishin bërë transplantet ndaj ushtarëve serbë. Megjithatë më e çuditshmja në këtë histori janë akuzat absurde dhe qesharake të cilat duket se nuk janë të bazuara askund. Kjo mendohet të jetë arsyeja që Zvicra nuk lejoi publikimin e librit të saj duke i bërë të ditur se këto janë thjesht fantazira dhe se duhet të mendojë më shumë për detyrën e saj si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë.

Bruksel: Teksti i marrëveshjes BE-Serbi nuk do të ndryshojë

Marrëveshja për stabilizim asocim e Bashkimit Europian me Serbinë do të nënshkruhet saktësisht ashtu siç është dhënë pëlqimi paraprak dhe nuk do të ketë kurrfarë ndryshimesh, u shprehën zyrtarë të Bashkimit Europian në Bruskel. Këto komente u bënë pas deklaratës së kryeministrit të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, i cili u shpreh se kjo marrëveshje me Bashkimin Europian do të nënshkruhej vetëm nëse ajo do të plotësohej me fjalinë “Kosova është Serbi”. Sipas zyrtarëve të BE-së në Bruskel, në kohën kur është dhënë pëlqimi për këtë marrëveshje, sipas nenit 135 të saj, për Kosovën thuhet se është nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, sipas rezolutës 1244 dhe se nënshkrimi i marrëveshjes nuk paracakton ndryshim të statusit të Kosovës.
Zyrtarët janë shprehur se ky nen nuk do të ndryshojë sepse kjo do të kërkonte një procedurë të gjatë.

17 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›