Jo unë po gruaja
Hyn hajduti në bankë dhe i thotë arkëtares të nxjerrë paratë.
Punëtorja e tmerruar ia jep paratë kur hajduti i drejtohet njeriut të parë:
-A më ke parë?
- Po! Thotë ai dhe hajduti e vret. I drejtohet të dytit:
- Po ti a më ke parë?
-Po! Thotë edhe ai duke qarë dhe hajduti e vret edhe atë. I drejtohet të tretit:
- Po ti?
- Unë nuk të kam parë, por gruaja ime po.
Doktori dhe mekaniku
Një doktor flet me një mekanik:
“Rroga jote është disa herë më e madhe sesa rroga në mjekësi”.
“Po, por a e dini doktor? Ju gjithmonë përdorni të njëjtat metoda që prej Adamit, ndërsa ne duhet të merremi me modele të reja që dalin çdo muaj”.
17 Prill 2008