Papa Benedikti në SHBA, pritet në aeroport nga familja Bush
Papa Benedikti i 16-të mbrriti në Shtetet e Bashkuara për vizitën e tij të parë që kur u zgjodh në postin e kreut të Kishës Katolike para gati 3 vjetësh. Gjatë udhëtimit nga Roma për në Uashington, u shpreh se ishte shumë i turpëruar nga skandali i abuzimit seksual që ka prekur kishën katolike në Amerikë. Në aeroportin e bazës së forcave ajrore Andres, Papa u prit nga presidenti Xhorxh Bush, Laura Bush dhe e bija e tyre Xhena, hera e parë që presidenti pret një udhëheqës të huaj në aeroport.
Papa Benedikti mbërriti në bazën Andres të forcave ajrore në periferi të Uashingtonit pasi kishte folur hapur rreth një prej çështjeve më të vështira, me të cilën ai përballet gjatë vizitës së tij të parë si Papë në Shtetet e Bashkuara. Papa deklaroi se i vinte shumë turp nga skandali, madje shtoi se këta abuzues të fëmijëve nuk duhen lejuar të jenë pjesë e predikimit fetar.
Kisha ka paguar të paktën 2 milion dollarë për viktimat e abuzimit dhe qindra priftërinj janë ndaluar të ushtrojnë këtë profesion.
17 Prill 2008