Brazili likuidon edhe Meksikën
Një fitore e Brazilit kundër Meksikës gati identike si ajo ndaj Japo-nisë në ndeshjen e parë, vetëm me një ndryshi, që është numri i golave të shënuar, ku mbrëmë u shënua një gol më pak. Fillimisht sërish ka shënuar Nejmar, një tjetër gol spektakolar dhe në fund Xho, ashtu si ndaj Japonisë, ka vulosur fitoren. Me këtë fitore, Brazili është ngjitur në kuotën e 6 pikëve, me 5 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, duke mbajtur vendin e parë. Vendësit brazilianë kërkojnë të shmangin Spanjën, prandaj e kanë bërë më së miri këtë, pasi sipas të gjitha gjasave do të jenë të parët në grupin A, ashtu sic pritet të jetë edhe Spanja në grupin B, duke evituar përplasjen në gjysmëfinale të Kupës së Federatave. Sot do të luhen dy ndeshjet e tjera, këto për grupin B, ku Spanja do të ndeshet me modestët e Tahitit, sfidë që do të fillojë në orën 21:00, ndërsa në orën 24:00, Uruguaji do të përballet me Nigerinë, një sfidë e bukur edhe kjo, pasi fituesi me shumë gjasa kalon në gjysmëfinale. Ndërkohë që në stadiume ka spektakël, nëpër rrugët e Brazilit, ku po organizohet ky kompeticion, vijojnë protestat, duke sfumuar sadopak bukurinë e Kupës së Konfederatave, që i paraprin Kupës së Botës, që do të luhet vitin e ardhshëm.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)