E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi qeveritar, ankand jashtë radhës 12 mln usd

Banka e Shqipërisë ka zhvilluar dje një ankand jashtë radhe bonosh thesari, përmes të cilit qeveria ka marrë një hua prej rreth 12 milionë dollarësh. 

Ankandi i paparalajmëruar duket se ka gjetur të papërgatitur edhe blerësit e shumtë të letrave me vlerë të qeverisë, duke bërë që për herë të parë prej muajsh të mos shënohen më ulje të normave të interesit, por rritje të tyre. 

Në ankand u emetuan bono thesari me afat maturimi 3-mujor, për një vlerë totale prej 1.2 miliardë lekësh, me normë mesatare interesi prej 4.66%, nga 4.64% i regjistruar në ankandin e fundit të këtij lloji.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare
(e.m/BaklanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›