Morina nuk pajtohet me Tiranën, çështja tashmë i kalon DHZK-së
Seanca e pajtimit mes klubit të Tiranës dhe sulmuesit Mario Morina u mbyll pa sukses. 20-vjeçari nuk pranoi të rikthehej te klubi mëmë, që i detyrohet disa rroga të prapambetura të sezonit që lamë pas. Takimi, që u zhvillua në ambientet e FSHF-së, ku ishin të pranishëm përfaqësuesi juridik i Tiranës, lojtari dhe avokati i tij, nuk solli asnjë rezultat, pasi qëndrimet e palëve nuk afroheshin në asnjë pikë. Morina ka qenë i vendosur për të mos bërë prapakthehu, pavarësisht premtimeve për shlyerjen e detyrimeve financiare. Nga ana tjetër, Tirana jo vetëm që nuk pranon ta lërë të lirë futbollistin, por ka vendosur që ta ndëshkojë për thyerje të disiplinës së klubit. Në mungesë të një akordi mes palëve, kjo çështje i kalon Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)